Ludovik Ndoja
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ludovik Ndoja Gjergj, (Bik Ndoja), lindi më 25 tetor të vitit 1922 ishte këngëtar popullor.
Që në moshë të vogël shfaqi prirje në interpretimin e këngës popullore. Ardhja në Tiranë shënon kthesë në jetën e tij si këngëtar. U thirr të këndonte në “Grupin karakteristik shkodran” pranë Radio Tiranës. Nuk kaloi shumë kohë dhe u bë një nga interpretuesit më të talentuar të këngës popullore shkodrane. Më pas u aktivizua si këngëtar popullor në “Radio Shkodra”, në klubin “Perlat Rexhepi”, në “Shtëpinë e Kulturës”, për të përfunduar në vitin 1970, si këngëtar profesionist në Estradën e Shkodrës pranë teatrit “Migjeni”, ku ishte aktivizuar më parë si këngëtar amator. Populli e quan “Bilbili i këngës shkodrane”.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |