Jump to content

Lufta Tridhjetëvjeçare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lufta Tridhjetëvjeçare është term i futur në historinë e Evropës qendrore dhe perëndimore me të cilën përfshihen luftërat dhe konfliktet e zhvilluara gjatë viteve 1618-1648 për dominim në aspektin e përgjithëshem sundues dhe fetar. Arenë e luftimeve të armatosura ishte territori i Gjermanisë së sotshme. Si rezultat i këtyre luftimeve ishin ndryshimet e kufijëve të sovranëve si dhe kthjellimet mbi pikëpamjet dogmatike fetare. Luftë e ngjashme e tillë zhvillohet sot në anët e botës islame kulmi i së cilës ishin luftimet në mes Irakut dhe Iranit gjegjësisht të sunitëve dhe sheitëve.

Pema e varjeve - Përfaqësimi i krimeve të luftës nga Jacques Callot (1632)

Lufta e 30-vjetëve (1618-1648)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta e Tridhjetevjeteve (1618-480 ishte një konflikt për Hegjemoni ose Ekuilibrin e Fuqive midis fuqive evropiane te asaj kohe, dhe gjithashtu edhe një lufte fetare. Ne rrafshin fetar lufta u zhvillua ne rajonin e Perandorisë se Shenjte Romake (Gjermano-Romake) midis Lidhjes Katolike dhe Bashkimit Protestant, ndërsa ne rrafshin evropian midis Habsburgërve dhe Francezve. Habsburgët kishin bere aleance me Austrinë, Spanjën kundër Francës, Holandës, Danimarkës dhe Suedisë.

Lufta nuk zgjati 30 vjet, sic mund te mendohet nga emërtimi qe i ështe bere asaj. Kjo periudhe kohore, pra prej 24. tetorit te 1618 deri ne 24 tetor 1648, përmban te paktën 13 luftëra dhe 10 marreveshje paqesore. Lufta e tridhjete-vjetëve solli një perfytyrim tjeter per luften, sidomos presa i përket humbjeve ne popullsine civile. Edhe pse fushebetejat ndodheshin kryesisht ne Gjermanine e sotme, këto luftëra ishin ceshtje te gjithe principateve dhe shteteve evropiane te asaj kohe. Suedeze, franceze, spanjolle, holandeze dhe gjermane luftuan kundra njeri-tjetrit. Qëllimet e luftës ishin fillimisht te natyrës fetare, si mbi besimin, konfesionin (Katolik apo Protestant), fene etj. Por edhe interesat ekonomike luajten nje rrol te rëndësishëm, keshtu njerzit vrisnin vellezrit e tyre, familjaret e bashkefshatar nen pretekstin e besimit, por ne thelb te konfliktit ishin interesa ekonomike. Hapesira e luftes u zgjerua, nga fushebetejat dhe perfshiu qytete, fshatra dhe komunitete te tera, cfare solli një kaos total dhe nje lufte shkaterrimtare, sidomos ne zonat e Gjermanise se sotme. Kjo lufte solli zhdukjen e 1/3-ve te popullsise ne Gjermaninë jugore. Nga vleresimet ekonomike te kohes mendohet se janë dashur gati 100 vjete qe te rekuperoheshin demet materiale qe solli lufta. Lufta e tridhjetevjeteve mbaroi me nenshkrimin e Paqes së Westfalisë ne 24 tetor te vitit 1648.

Shkaqet dhe Arsyet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsyet kryesore te luftës ishin te shumta. Motivet e atyre qe luftonin nuk ishin vetem fetare, porse edhe kanosja nga uria dhe varferia, te cilat shkaktonin deshperim dhe humbjen e shpreses ne popullsi. Ne vitet 70 te shekullit XVI pllakosi një uri ne te gjithe Europen, si pasoj e asaj qe sot quhet “epoka e vogel e akullit”, pra nje ndryshim i menjehershem i klimes, qe solli me vete acare ne dimer dhe shira ne vere. Kjo klime shkaktoi deme te konsiderueshme ne korrje, e cila ndikoi shume mbi popullsine europiane, duke sjelle periudha te gjata urie dhe nje varferim te ndjeshem te popullsise. Perandoria e Shenjte Romake u prek shume nga kjo katastrofe. Popullsia e perandorisë filloi te emigroj per shkak te urise, dhe ata u vendosen kryesisht ne vendet e populluara nga Protestantet, te cilët jetonin ne kushte politike teper liberale (liria e besimit filloi qe me nenshkrimin e traktatit te Lirise Fetare, mbas Reformacionit 1555). Si pasoj e lëvizjes masive te popullsise gjate viteve 1570 deri ne 1618 pati një rritje te popullsise nga 15 ne 19 Millione. Sistemi ekonomik i qyteteve filloi te rrenohej, pasi pjesa me e madhe e te ardhurave duhej shpenzuar per ushqimin baze. Kjo solli qe shume zejtare e te tjere profesioniste te ngelnin pa pune dhe falimentuan. Nga ana tjeter spekulantet ngritet çmimet e dritherave, nga te cilat perfituan feudalet, pronaret e tokave, mullixhnjte etj.

Nje shkak tjetër ishte besimi dhe perkatesia fetare. Njerzit pasi iu kthyen kishes për shpetim e gjeten veten e tyre te braktisur, pasi peshkopet dhe Papa percuan mesazhin se tanime po vinte fundi i botes, dhe se njerzit duhet te pergatiteshin per Apokalipsin, cfare do te sillte zhdukjen e njerzimit. Komunitetet fetare vete jane edhe mes tyre te percara. Edhe pse mbas nenshkrimit te marrëveshjes mbi Lirine Fetare ne Augsburg 1555 garantohej liria fetare, njerëzit nuk ishin te lire te zgjidhnin, porse vlente motoja : i kujt eshte vendi, ate besim edhe do te marri (cuius regio, eius religio). Ishin princerat qe zgjidhnin perkatesine fetare te vartesve te tyre. Ndersa Mbretit nuk kishte asnjë fuqi mbi kishen. Ata qe duan t'i përkasin nje konfesioni tjeter largohen nga ai vend. Mirepo duke mos qene e vendosur se cila nga keto besime eshtë e vërtete, plasin konflikte midis qyteteve te perkatsive te ndryshme dhe konfesioneve. Kush pretendon se eshte duke mbajtur flamurin e se vertetes, beson se tjetri eshtë ne gabim, dhe si i tille duhet ndrequr ose eleminuar. Me kohe nga këto dy pozicione te kunderta konfesionale zhvillohen dy fronte lufte, ne njeren ane katoliket, dhe ne tjetrën evangjeliket (protestantet). Mbreti gjerman mundohet t'i bashkoj palet ne nje mareveshje porse tensionet midis kundershtareve arrijne kulmin kur edhe mbreti behet i anshem. Per t'a kuptuar kete me mire duhet kuptuar sistemi politik gjerman i asajkohe.

Perandoria e Shenjte Romake ishte ne vetvete një komunitet i grupuar per nje qellim te caktuar, i perbere prej qytet-shtetesh dhe shtete, e cila udhehiqej nga mbreti (Kaiser). Ky financonte edhe shpenzimet per administraten, mbrotjen dhe sigurine e paqes dhe te drejtesise. Kështu qe Mbreti eshtë një aktor kryesor ne këtë ngjarje.

Si arsye u përmend konflikti midis dy konfesioneve, ndersa si shkak per momentin sherbeu qyteti Donauwe. Ne kete qytet duke qene se shumica ishin protestant nuk lejuan zhvillimin e procesionit te një manastiri katolik, i cili ndodhej ne atë qytet. Edhe pse mbreti e kundershton kete vendim, banoret e qytetit nuk e lejojne zhvillimin e procesionit. Mbreti nderhyn, merr ne adminstrim qytetin dhe duke anashkaluar kompetencat e tij, ai i jep urdherin per ekzekutimin e procesionit një Duke katolik (Maximilian nga Bavaria, duke injoruar pushtetarin protetant). Kjo sjell zemerim tek protestantet, te cilet mendojne se jane braktisur nga Mbreti ne kerkesat e tyre. Evangjeliket i kerkojne mbretit te respektoje marreveshjene Augsburg-ut mbi te lirin e besimit, por mbreti nuk sheh këtu asnjë shkelje te kompetencave te tij. Me pas protestantet mohojne pushtetin e mbretit dhe vendosin te njohin një tjetër ne vend te tij.

Ne te njejtin vit qytetet protestante themelojne Lidhjen (Federate): Bashkimin Protestant (Protestantische Union), per te mbrojtur interesat e tyre kundrejt forces me te madhe katolike. Nje vit me vone nen udheheqjen e Dukes se Bavarise Maximilian themelohet edhe Lidhja Katolike (Katholische Liga). Bashkimi Protestant arrin me sukses te ndertoj aleanca me Anglinë (1612) dhe me Holandën (1613), gjithashtu hyn ne traktativa me Francen, Savojen dhe Suedine. Por pas pak kohesh per shkak te mosmarreveshjeve brenda grupimit, Unioni Protestant nuk eshte me ne gjendje te flase njezeri (gjate mbledhjes se Unionit, 1617) dhe te marre vendime ushtarake apo politike. Ndërsa Lidhja Katolike ështe me e qendrueshme, pasi interesat e pjesetareve janë me te perputhshme. Gjendja financiare ështe si rezultat i nderhyrjes se Papes edhe me e mire se ajo e Unionit.

Përpara se të dyja palët te luftojnë njëra-tjetrën Mbreti ndermerr edhe nje perpjekje per t'i paqetuar. Ne vitin 1618 mbreti i sjell palet kundershtare ne një mbledhje (Regensburg), por problemet e vjetra te debatit (ankesat e protestanteve, paqja fetare) ngelin pa zgjidhje. Duke qene edhe shumica Lidhja Katolike tregohet jo-tolerante dhe kështu nuk gjendet asnje rrugeshpetimi. Mbledhja shtyhet për vitin tjeter, por realizohet perfundimisht ne vitin 1640. Fucia e barutit pellcet.

Gjate periudhes 30-vjeçare u zhvilluan 4 konflikte kryesore njere pas tjetrës. Keto u zhvilluan midis fuqive kryesore te Mbretit kundër atyre te Habsburgerve, lufterat quhen nga historianet me lufterate Palatineve vs. Boehmve, Danezve vs. Holandezëve, lufta e Suedisë, dhe lufta Franko-Suedeze. Gjate konfliktit pati dy perpjekje per t'a ndaluar luften, Paqja e ne Lybek (Luebeck 1629) dhe Paqja e Prages (1635), te cilat ishin te pasukseshme, pasi nuk morren parasysh interesat e paleve kundershtareve. Paqja u realizua me vone ne Kongresin e Paqes ne Mynster dhe Osnabruk (Münster, Osnabrück 1641-1648).

Përfundimi dhe pasojat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasojat qe solli paqja ishin jo vetëm pozitive porse edhe negative, sidomos për Gjermaninë, e cila humbi qytet-portet kryesore dhe u izolua krejtesisht nga pjesa tjetër e Europes, copezimi ne principata dhe pushtimi nga Suedia dhe Franca u be shkak edhe per themelimin e mevonte te shtet-kombit gjerman.

Nje pikëvështrime i përgjithshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Günter Barudio: Der Teutsche Krieg 1618-1648, Frankfurt/Main 1985
  • Friedemann Bedürftig: Taschenlexikon Dreißigjähriger Krieg, Taschenbuch, 261 Seiten, Piper 1998
  • Johannes Burkhardt: Der Dreißigjährige Krieg, Frankfurt/Main 1992
  • Peter Milger: Gegen Land und Leute - Der Dreissigjährige Krieg, Ursachen, Verlauf und Folgen, erzählt anhand von teilweise unveröffentlichten Bildern, Augenzeugenberichten und Dokumenten, München 1998
  • Geoffrey Parker: Der Dreissigjährige Krieg. Aus dem Englischen übersetzt von Udo Rennert. Campus, Frankfurt am Main 1991. ISBN 3-593-34419-X
  • Georg Schmidt: Der Dreißigjährige Krieg, 6. Aufl., München: Beck 2003, ISBN 3-406-49034-4
  • Gerhard Schormann: Dreißigjähriger Krieg. 1618-1648, Stuttgart 2001
  • Cicely Veronica Wedgwood: Der 30jährige Krieg, München 1967
  • N. M. Sutherland: The Origins of the Thirty Years War and the Structure of European Politics, In: English Historical Review 107 (1992), S. 587–625 [Sutherland kritisiert die teilweise eindimensionale Betrachtung des Dreißigjährigen Krieges als primär deutschen Krieges.]
  • Klaus Bußmann und Heinz Schilling (Hg.): 1648 – Krieg und Frieden in Europa, Katalogband und zwei Textbände, Münster 1998 [Dokumentation der Europaratsausstellung zum 350-jährigen Jubiläum des Westfälischen Friedens in Münster und Osnabrück.]
  • Fritz Dickmann: Der Westfälische Friede, Münster 1965
  • Heinz Duchhardt (Hg.): Der Westfälische Friede. Diplomatie, politische Zäsur, kulturelles Umfeld, Rezeptionsgeschichte, München 1998
  • Ernst Höfer: Das Ende des Dreißigjährigen Krieges. Strategie und Kriegsbild, Köln/Weimar/Wien 1997

Nga pikepamja strategjike ushtarake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Gustav Freytag: Der Dreißigjährige Krieg 1618-1648 - Das Heer. Soldatenleben und Sitten, Band 1, Verlag Rockstuhl, Bad Langensalza, 2003, ISBN 3-937135-03-0
  • Bernhard Kroener und Ralf Proeve (Hg.): Krieg und Frieden. Militär und Gesellschaft in der Frühen Neuzeit, Paderborn 1996
  • Julia Zunckel: Rüstungsgeschäfte im Dreißigjährigen Krieg. Unternehmer­kräfte, Militärgüter und Marktstrategien im Handel zwischen Genua, Amsterdam und Hamburg (Schriften zur Wirtschafts- und Sozialgeschichte 49), Berlin 1997

Historia e ekonomise dhe shoqerise

  • Jörg-Peter Findeisen: Der Dreißigjährige Krieg. Eine Epoche in Lebensbildern, Graz/Wien/Köln 1998
  • Gustav Freytag: Der Dreißigjährige Krieg 1618-1648 - Die Städte. Die Kipper und Wipper und die öffentliche Meinung, Band 2, Verlag Rockstuhl, Bad Langensalza, 2003, ISBN 3-937135-04-9
  • Gustav Freytag: Der Dreißigjährige Krieg 1618-1648 - Die Dörfer und ihre Geistlichen. Der Frieden, Band 3, Verlag Rockstuhl, Bad Langensalza, 2003, ISBN 3-929000-56-3
  • Benigna von Krusenstjern, Hans Medick (Hg.): Zwischen Alltag und Katastrophe. Der Dreißigjährige Krieg aus der Nähe, Göttingen 1999
  • Markus Meumann, Dirk Niefanger (Hg.): Ein Schauplatz herber Angst. Wahrnehmung und Darstellung von Gewalt im 17. Jahrhundert, Göttingen 1997
  • Asche, Matthias: Neusiedler im verheerten Land - Kriegsfolgenbewältigung, Migrationssteuerung und Konfessionspolitik in Zeichen des Landeswiederaufbaus - Die Mark Brandenburg nach den Kriegen des 17. Jahrhunderts, Aschendorff Verlag GmbH & Co. KG, Münster 2006, ISBN 3-402-00417-8
  • Martin Bötzinger: Leben und Leiden während des Dreißigjährigen Krieges in Thüringen und Franken (1618-1648) - Ein Augenzeugenbericht, Verlag Rockstuhl, Bad Langensalza, 2001, ISBN 3-929000-39-3
  • Peter Engerisser: Von Kronach nach Nördlingen – Der Dreißigjährige Krieg in Franken, Schwaben und der Oberpfalz 1631–1635, Verlag Heinz Späthling 2004, ISBN 3-926621-32-X, [mit mehr als 120 Kurzbiographien]
  • Jan N. Lorenzen: 1631 - Die Zerstörung Magdeburgs, in: ders: Die großen Schlachten. Mythen, Menschen, Schicksale, Campus Verlag, Frankfurt 2006, Seiten 55-100, ISBN 3-593-38122-2
  • Hans Pehle: Der Rheinübergang des Schwedenkönigs Gustav II. Adolf; Riedstadt (Forum Verlag)

Biografi personazhesh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Golo Mann: Wallenstein, Frankfurt am Main 1971 [Erzählende Biografie des kaiserlichen Feldherrn]
  • Ilja Mieck: Wallenstein 1634. Mord oder Hinrichtung? in Demandt, Alexander (Hrsg.) Das Attentat in der Geschichte, Suhrkamp Taschenbuch Verlag, Frankfurt a. M., 1999
  • Leopold von Ranke: Geschichte Wallensteins, Nachdr., Kronberg/Ts. 1978, ISBN 3-7610-7211-2
  • Günter Barudio: Gustav Adolf der Große. Eine politische Biographie, Frankfurt/Main 1985

Veshtrim historik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Friedrich Schiller: Die Geschichte des Dreißigjährigen Krieges, München 1988 [erstmals erschienen 1792]
  • Friedrich Schiller: Wallenstein, bei Reclam, Ditzingen, 2003, Erstausgabe 1800

Dokumentar Televiziv

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Peter Milger: Gegen Land und Leute. Der Dreißigjährige Krieg. ARD/hr 1998; Gebundene Ausgabe zum Film, 335 Seiten, Orbis Verlag München, 2001
  • Hans-Christian Huf: Mit Gottes Segen in die Hölle. Der Dreißigjährige Krieg. ZDF, Gebundene Ausgabe zum Film, 320 Seiten, Econ, München 2003
  • Der Dreissigjährige Krieg. Geoepoche Nr. 29/2008.
  • Alfred Döblin: Wallenstein, bei DTV, Juni 2003, Erstausgabe 1920, expressionistischer Roman
  • Ricarda Huch: Der Dreißigjährige Krieg (Erstausgabe hieß: Der große Krieg in Deutschland), Erstausgabe 1912–1914 in 3 Bänden, historischer Roman
  • Tilman Röhrig: In 300 Jahren vielleicht, Arena-Verlag, Würzburg, ISBN 3-401-01850-7
  • Bertolt Brecht: Mutter Courage und ihre Kinder 1939 - Der Zerfall einer Familie im 30-jährigen Krieg