Lufta Tridhjetëvjeçare
Lufta Tridhjetëvjeçare është term i futur në historinë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore me të cilën përfshihen luftërat dhe konfliktet e zhvilluara gjatë viteve 1618-1648 për dominim në aspektin e përgjithëshem sundues dhe fetar. Arenë e luftimeve të armatosura ishte territori i Gjermanisë së sotshme. Si rezultat i këtyre luftimeve ishin ndryshimet e kufijëve të sovranëve si dhe kthjellimet mbi pikëpamjet dogmatike fetare. Luftë e tillë e ngjashme zhvillohet sot në anët e botës islame, kulmi i të cilave ishin luftimet në mes Irakut dhe Iranit gjegjësisht të sunitëve dhe shiitëve.
Lufta e 30-vjetëve (1618-1648)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta Tridhjetevjeçare (1618-1648 ishte një konflikt për hegjemoni ose Ekuilibrin e Fuqive midis fuqive evropiane të asaj kohe, si dhe një luftë fetare. Në rrafshin fetar, lufta u zhvillua ne rajonin e Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake, midis Lidhjes Katolike dhe Bashkimit Protestant, ndërsa në rrafshin evropian, midis Habsburgërve dhe Francezëve. Hapsburgët kishin bërë aleancë me Austrinë dhe Spanjën kundër Francës, Holandës, Danimarkës dhe Suedisë.
Lufta nuk zgjati 30 vjet, siç mund të mendohet nga emërtimi që i është vënë asaj. Kjo periudhë kohore, pra prej 24 tetorit të vitit 1618 deri më 24 tetor 1648, përmban të paktën 13 luftëra dhe 10 marrëveshje paqeje. Lufta e tridhjetë-vjetëve solli një përfytyrim tjetër për luftën, sidomos për sa i përket humbjeve në popullsinë civile. Edhe pse fushëbetejat ndodheshin kryesisht në Gjermaninë e sotme, këto luftëra ishin çështje të gjithe principatave dhe shteteve evropiane të asaj kohe. Suedezë, francezë, spanjollë, holandezë dhe gjermanë luftuan kundër njëri-tjetrit. Qëllimet e luftës ishin fillimisht të natyrës fetare, si mbi besimin, konfesionin (Katolicizmi kundër Protestantizmit), fenë etj. Por edhe interesat ekonomike luajtën një rol të rëndësishëm, kështu njerëzit vrisnin vëllezërit e tyre, familjarët e bashkëfshatarët nën pretekstin e besimit, por në thelb të konfliktit ishin interesat ekonomike. Hapësira e luftës u zgjerua nga fushëbetejat dhe perfshiu qytete, fshatra dhe komunitete të tëra, çfarë solli një kaos total dhe një luftë shkatërrimtare, sidomos në zonat e Gjermanisë së sotme. Kjo luftë solli zhdukjen e 1/3-ës së popullsisë në Gjermaninë jugore. Nga vlerësimet ekonomike të kohës mendohet se janë dashur gati 100 vjetë që të rekuperoheshin dëmet materiale që solli lufta. Lufta e tridhjetevjeteve mbaroi me nënshkrimin e Paqes së Vestfalisë më 24 tetor të vitit 1648.
Shkaqet dhe Arsyet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsyet kryesore të luftës ishin të shumta. Motivet e atyre që luftonin nuk ishin vetëm fetare, porse edhe kanosja nga uria dhe varfëria, të cilat shkaktonin dëshpërim dhe humbjen e shpresës në popullsi. Në vitet 70 të shekullit XVI pllakosi uria në të gjithë Europën, si pasojë e asaj që sot quhet epoka e vogël e akullnajave, pra një ndryshim i menjëhershëm i klimës, që solli me vete acare në dimër dhe shira në verë. Kjo klimë shkaktoi dëme të konsiderueshme në të korra, e cila ndikoi shumë mbi popullsinë europiane, duke sjellë periudha të gjata urie dhe një varfërim të ndjeshëm të popullsisë. Perandoria e Shenjtë Romake u prek shumë nga kjo katastrofë. Popullsia e perandorisë filloi të emigronte për shkak të urisë duke u vendosur kryesisht në vendet e populluara nga protestantët, të cilët jetonin në kushte politike tepër liberale (liria e besimit filloi që me nënshkrimin e traktatit të Lirisë Fetare, mbas Reformacionit në vitin 1555). Si pasojë e lëvizjes masive të popullsisë gjatë viteve 1570 deri në vitin 1618, pati një rritje të popullsisë nga 15 në 19 milionë banorë. Sistemi ekonomik i qyteteve filloi të rrënohej, pasi pjesa më e madhe e të ardhurave duhej shpenzuar për ushqimin bazë. Kjo solli që shumë zejtarë e të tjerë profesionistë të ngelnin pa punë dhe falimentonin. Nga ana tjetër spekulantët ngritën çmimet e drithërave, nga të cilat përfituan feudalët, pronarët e tokave, mullixhnjtë etj.
Një shkak tjetër ishte besimi dhe perkatësia fetare. Njerëzit, pasi iu kthyen kishës për shpëtim e gjetën veten e tyre të braktisur, pasi peshkopët dhe Papa përçuan mesazhin se tanimë po vinte fundi i botës, dhe se njerëzit duhet të përgatiteshin për Apokalipsin, gjë që do të sillte zhdukjen e njerëzimit. Komunitetet fetare vetë ishin të perçara edhe mes tyre. Edhe pse mbas nënshkrimit të marrëveshjes mbi Lirinë Fetare në vitin 1555 në Augsburg, garantohej liria fetare, njerëzit nuk ishin të lirë të zgjidhnin, porse vlente motoja: i kujt është vendi, atë besim edhe do të marri (cuius regio, eius religio). Ishin princërit që zgjidhnin përkatësinë fetare të nënshtetasve të tyre. Ndërsa mbreti nuk kishte asnjë fuqi mbi kishën. Ata që donin t'i përkisnin një konfesioni tjetër largoheshin nga ai vend. Mirëpo duke mos qenë e vendosur se cila nga këto besime ishte i vërtetë, plasën konfliktet midis qyteteve të përkatësive të ndryshme konfesionale. Kush pretendonte se ishte duke mbajtur flamurin e së vertetës, besonte se tjetri ishte në gabim, dhe si i tillë duhej ndrequr ose eliminuar. Me kohën nga këto dy pozicione të kundërta konfesionale u zhvilluan dy fronte lufte, në njërën anë katolikët, ndërsa në tjetrën evangjelikët (protestantët). Mbreti gjerman mundohej t'i bashkonte palët në një marrëveshje, porse tensionet midis kundërshtarëve arritën kulmin kur edhe mbreti mori një anë. Për t'a kuptuar këtë më mirë duhet kuptuar sistemi politik gjerman i asaj kohe.
Perandoria e Shenjtë Romake ishte në vetvete një komunitet i grupuar për një qëllim të caktuar, i përbërë prej qytet-shtetesh dhe shtetesh, të cilat udhehiqeshin nga mbreti (kaizeri). Ky financonte edhe shpenzimet për administratën, mbrotjen dhe sigurinë e paqes dhe të drejtesisë. Kështu që mbreti ishte një aktor kryesor në këtë zhvillim.
Si arsye përmendet konflikti midis dy konfesioneve, ndërsa si shkak për momentin shërbeu qyteti Donauwörth-it. Në këtë qytet duke qenë se shumica ishin protestantë, nuk lejuan zhvillimin e procesionit të një manastiri katolik, i cili ndodhej në atë qytet. Edhe pse mbreti e kundërshtoi këtë vendim, banorët e qytetit nuk e lejojuan zhvillimin e procesionit. Mbreti ndërhyri, mori në adminstrim qytetin dhe duke anashkaluar kompetencat e tij, urdhrin për ekzekutimin e procesionit ia dha një duke katolik (Maximiliani i Bavarisë, duke injoruar pushtetarin protetant). Kjo solli zemërimin e protestantëve, të cilët menduan se u braktisën nga mbreti në kërkesat e tyre. Evangjelikët i kërkuan mbretit të respektonte marrëveshjen e Augsburgut mbi lirinë e besimit, por mbreti nuk pa këtu asnjë shkelje të kompetencave të tij. Më pas protestantët e mohuan pushtetin e mbretit dhe vendosin të njohin një tjetër në vend të tij.
Lufta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në të njëjtin vit qytetet protestante themeluan lidhjen (federatën) e tyre: Bashkimin Protestant (Protestantische Union), për të mbrojtur interesat e tyre kundrejt forcës më të madhe katolike. Një vit më vonë, nën udhëheqjen e dukës së Bavarisë, Maximilianit, themelohet edhe Lidhja Katolike (Katholische Liga). Bashkimi Protestant arriti me sukses të ndërtonte aleancë me Anglinë (1612) dhe me Holandën (1613), gjithashtu hyn në tratativa me Francën, Savojën dhe Suedinë. Por pas pak kohësh, për shkak të mosmarrëveshjeve brenda grupimit, Bashkimi Protestant nuk qe më në gjendje të fliste njëzëri (gjatë mbledhjes së Bashkimit, 1617) dhe të merte vendime ushtarake apo politike. Ndërsa Lidhja Katolike ishte më e qëndrueshme, pasi interesat e pjesëtarëve ishin më të perputhshme. Gjendja financiare ishte rezultat i ndërhyrjes së papës edhe më e mirë se ajo e Bashkimit.
Përpara se të dyja palët të luftonin njëra-tjetrën, mbreti ndërmori edhe një përpjekje për t'i paqëtuar. Në vitin 1618 mbreti i solli palët kundërshtare në një mbledhje (Regensburg), por problemet e vjetra të debatit (ankesat e protestantëve, paqja fetare) ngelën pa zgjidhje. Duke qenë se edhe shumica e Lidhjes Katolike tregohet jo-tolerante dhe kështu nuk gjendet asnjë rrugë shpëtimi. Mbledhja u shty për vitin tjetër, por do të realizohej përfundimisht në vitin 1640. Fuçia e barutit shpërthen.
Gjatë periudhës 30-vjeçare u zhvilluan 4 konflikte kryesore njëri pas tjetrit. Keto u zhvilluan midis fuqive kryesore të mbretit, kundër atyre të Habsburgerve, luftërat quhen nga historianët si luftërat e palatinëve kundër bohemëve, danezëve dhe holandezëve, Lufta e Suedisë dhe lufta Franko-Suedeze. Gjatë konfliktit pati dy përpjekje për t'a ndaluar luftën, Paqja e Lybekut (Luebeck 1629) dhe Paqja e Pragës (1635), të cilat ishin të pasukseshme, pasi nuk morën parasysh interesat e palëve kundërshtare. Paqja u realizua më vonë në Kongresin e Paqes në Mynster dhe Osnabruk (Münster, Osnabrück 1641-1648).
Përfundimi dhe pasojat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasojat qe solli paqja ishin jo vetëm pozitive porse edhe negative, sidomos për Gjermaninë, e cila humbi qytet-portet kryesore dhe u izolua krejtesisht nga pjesa tjetër e Europës, copëzimi në principata dhe pushtimi nga Suedia dhe Franca u bë shkak edhe për themelimin e mëvonshëm të shtetit-komb gjerman.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nje pikëvështrime i përgjithshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Günter Barudio: Der Teutsche Krieg 1618-1648, Frankfurt/Main 1985
- Friedemann Bedürftig: Taschenlexikon Dreißigjähriger Krieg, Taschenbuch, 261 Seiten, Piper 1998
- Johannes Burkhardt: Der Dreißigjährige Krieg, Frankfurt/Main 1992
- Peter Milger: Gegen Land und Leute - Der Dreissigjährige Krieg, Ursachen, Verlauf und Folgen, erzählt anhand von teilweise unveröffentlichten Bildern, Augenzeugenberichten und Dokumenten, München 1998
- Geoffrey Parker: Der Dreissigjährige Krieg. Aus dem Englischen übersetzt von Udo Rennert. Campus, Frankfurt am Main 1991. ISBN 3-593-34419-X
- Georg Schmidt: Der Dreißigjährige Krieg, 6. Aufl., München: Beck 2003, ISBN 3-406-49034-4
- Gerhard Schormann: Dreißigjähriger Krieg. 1618-1648, Stuttgart 2001
- Cicely Veronica Wedgwood: Der 30jährige Krieg, München 1967
Shkaqet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- N. M. Sutherland: The Origins of the Thirty Years War and the Structure of European Politics, In: English Historical Review 107 (1992), S. 587–625 [Sutherland kritisiert die teilweise eindimensionale Betrachtung des Dreißigjährigen Krieges als primär deutschen Krieges.]
Paqja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Klaus Bußmann und Heinz Schilling (Hg.): 1648 – Krieg und Frieden in Europa, Katalogband und zwei Textbände, Münster 1998 [Dokumentation der Europaratsausstellung zum 350-jährigen Jubiläum des Westfälischen Friedens in Münster und Osnabrück.]
- Fritz Dickmann: Der Westfälische Friede, Münster 1965
- Heinz Duchhardt (Hg.): Der Westfälische Friede. Diplomatie, politische Zäsur, kulturelles Umfeld, Rezeptionsgeschichte, München 1998
- Ernst Höfer: Das Ende des Dreißigjährigen Krieges. Strategie und Kriegsbild, Köln/Weimar/Wien 1997
Nga pikepamja strategjike ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gustav Freytag: Der Dreißigjährige Krieg 1618-1648 - Das Heer. Soldatenleben und Sitten, Band 1, Verlag Rockstuhl, Bad Langensalza, 2003, ISBN 3-937135-03-0
- Bernhard Kroener und Ralf Proeve (Hg.): Krieg und Frieden. Militär und Gesellschaft in der Frühen Neuzeit, Paderborn 1996
- Julia Zunckel: Rüstungsgeschäfte im Dreißigjährigen Krieg. Unternehmerkräfte, Militärgüter und Marktstrategien im Handel zwischen Genua, Amsterdam und Hamburg (Schriften zur Wirtschafts- und Sozialgeschichte 49), Berlin 1997
Historia e ekonomise dhe shoqerise
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jörg-Peter Findeisen: Der Dreißigjährige Krieg. Eine Epoche in Lebensbildern, Graz/Wien/Köln 1998
- Gustav Freytag: Der Dreißigjährige Krieg 1618-1648 - Die Städte. Die Kipper und Wipper und die öffentliche Meinung, Band 2, Verlag Rockstuhl, Bad Langensalza, 2003, ISBN 3-937135-04-9
- Gustav Freytag: Der Dreißigjährige Krieg 1618-1648 - Die Dörfer und ihre Geistlichen. Der Frieden, Band 3, Verlag Rockstuhl, Bad Langensalza, 2003, ISBN 3-929000-56-3
- Benigna von Krusenstjern, Hans Medick (Hg.): Zwischen Alltag und Katastrophe. Der Dreißigjährige Krieg aus der Nähe, Göttingen 1999
- Markus Meumann, Dirk Niefanger (Hg.): Ein Schauplatz herber Angst. Wahrnehmung und Darstellung von Gewalt im 17. Jahrhundert, Göttingen 1997
Histori lokale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Asche, Matthias: Neusiedler im verheerten Land - Kriegsfolgenbewältigung, Migrationssteuerung und Konfessionspolitik in Zeichen des Landeswiederaufbaus - Die Mark Brandenburg nach den Kriegen des 17. Jahrhunderts, Aschendorff Verlag GmbH & Co. KG, Münster 2006, ISBN 3-402-00417-8
- Martin Bötzinger: Leben und Leiden während des Dreißigjährigen Krieges in Thüringen und Franken (1618-1648) - Ein Augenzeugenbericht, Verlag Rockstuhl, Bad Langensalza, 2001, ISBN 3-929000-39-3
- Peter Engerisser: Von Kronach nach Nördlingen – Der Dreißigjährige Krieg in Franken, Schwaben und der Oberpfalz 1631–1635, Verlag Heinz Späthling 2004, ISBN 3-926621-32-X, [mit mehr als 120 Kurzbiographien]
- Jan N. Lorenzen: 1631 - Die Zerstörung Magdeburgs, in: ders: Die großen Schlachten. Mythen, Menschen, Schicksale, Campus Verlag, Frankfurt 2006, Seiten 55-100, ISBN 3-593-38122-2
- Hans Pehle: Der Rheinübergang des Schwedenkönigs Gustav II. Adolf; Riedstadt (Forum Verlag)
Biografi personazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Golo Mann: Wallenstein, Frankfurt am Main 1971 [Erzählende Biografie des kaiserlichen Feldherrn]
- Ilja Mieck: Wallenstein 1634. Mord oder Hinrichtung? in Demandt, Alexander (Hrsg.) Das Attentat in der Geschichte, Suhrkamp Taschenbuch Verlag, Frankfurt a. M., 1999
- Leopold von Ranke: Geschichte Wallensteins, Nachdr., Kronberg/Ts. 1978, ISBN 3-7610-7211-2
- Günter Barudio: Gustav Adolf der Große. Eine politische Biographie, Frankfurt/Main 1985
Veshtrim historik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Friedrich Schiller: Die Geschichte des Dreißigjährigen Krieges, München 1988 [erstmals erschienen 1792]
- Friedrich Schiller: Wallenstein, bei Reclam, Ditzingen, 2003, Erstausgabe 1800
Dokumentarë televizivë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Peter Milger: Gegen Land und Leute. Der Dreißigjährige Krieg. ARD/hr 1998; Gebundene Ausgabe zum Film, 335 Seiten, Orbis Verlag München, 2001
- Hans-Christian Huf: Mit Gottes Segen in die Hölle. Der Dreißigjährige Krieg. ZDF, Gebundene Ausgabe zum Film, 320 Seiten, Econ, München 2003
Revista
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Der Dreissigjährige Krieg. Geoepoche Nr. 29/2008.
Vepra letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Alfred Döblin: Wallenstein, bei DTV, Juni 2003, Erstausgabe 1920, expressionistischer Roman
- Ricarda Huch: Der Dreißigjährige Krieg (Erstausgabe hieß: Der große Krieg in Deutschland), Erstausgabe 1912–1914 in 3 Bänden, historischer Roman
- Tilman Röhrig: In 300 Jahren vielleicht, Arena-Verlag, Würzburg, ISBN 3-401-01850-7
- Bertolt Brecht: Mutter Courage und ihre Kinder 1939 - Der Zerfall einer Familie im 30-jährigen Krieg