Jump to content

Lukrecia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lukrecia
Gjinitë letrareNovela

Lukrecia është vepër letrare me novela nga autori shqiptar Veli Karahoda.

Përmbajtja

"Dy novelat e poetit, romansierit dhe eseistit të talentuar Veli Karahoda dëshmojnë një nivel të lartë të realizimit të lëndës letrare. Është një zgjuarsi e rrallë e perceptimit të botës, të fenomeneve e dukurive jetësore që prodhimin shpirtëror e përthekojnë drejt një cilësie artistike. Në vetëdijen shkrimore, ndër të tjera, shfaqet e tanishmja me karakteristikat më qenësore, ajo vijë e përfytyrimeve të forta, e ngulitur çuditërisht përbrenda temave obsesive [...] Autori mjeshtërisht i përshkruan situatat, detajet, veprimet midis erosit e thanatosit nga një pozicion i qartë i thënies narrative, me një dendësi figurash të projektuara e të skalitura me dije e aftësi perceptuese..." (S. Bashota, Dy novela me domethënie metaforike, 1995)

"Lukrecia edhe një herë përforcon bindjen se në letërsinë shqipe të ditëve tona po konsolidohet një krijues i talentuar me një stil individual tashmë të ravijëzuar, mjeshtër i krijimit të situatave jetësore në të cilat angazhon fuqishëm imagjinatën, erudicionin dhe gjuhën poetike [...] Fuqia ekspresive e fjalës, depërtimi i saj në nënshtresat e vetëdijes, konteksti i ngjarjes si strukturë me mundësi të madhe rrezatimesh kuptimore janë elemente që përherë krijojnë unitetin e prozës së Veli Karahodës, dhe kështu dimensionit eruditiv të saj i shmanget rreziku i mosfunksionimit në planin estetik..." (I. Syla, Prozë e imazheve të dendësuara, 1996)

"S’ka dyshim. Proza e Veli Karahodës është i një burimi të vecantë në letrat tona. Ajo, edhe si gjuhë, edhe si filozofi, edhe si traditë shkrimi, ngulmon në hulumtimin me pasion të të dhënave të natyrës burimore: sociologjike, mitike, parapsikologjike, dokumentare e biografike, me intencë të shpërndërrimit të tyre në njësi të pashkëputshme teksti letrar. Pra, tharm i saj është përjetimi estetik dhe dija e domeneve të ndryshme, kategori këto që pleksen dhe riogranizohen në kontekstin letrar. Ky tip proze buron si erudicion, ndërsa kualifikohet si kreacion... " (K. Rrahmani, Novela Lukrecia e V. Karahodës, 1998)