Veli Karahoda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Veli Karahoda
U lind më4 janar 1968
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrareromane, tregime, novela, poezi, ese, publicistikë

Veli Karahoda (Prizren, 4 janar 1968) është shkrimtar shqiptar; poet, romancier, tregimtar dhe eseist.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Prizren më 4 janar 1968. Diplomoi në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës (1991). Me shkrimet e para letrare u shfaq në fund të viteve tetëdhjetë, duke publikuar kryesisht ese që trajtonin tema nga letërsia, estetika, filozofia, politika. Aso kohe në shtypin ditor (Rilindja, Flaka e vëllazërimit) dhe në atë periodik (Jeta e re, Fjala, Zëri, Bota e re) botoi poezi, tregime, reçensa, kritika letrare, ese mbi teatrin dhe trajtesa mbi autorë të ndryshëm si Ernest Koliqi, Kasëm Trebeshina, Faik Konica, D.H. Lawrence, Jorge Luis Borges, Kandinski, etj.

Librin e parë (Kështjella shqip e Kafkës, roman) publikoi më 1991 (SH.B. Gjon Buzuku). Pasuan: Klepsidra e verdhë, vëllim me poezi, 1992 (ArtCenter, Prishtinë); Panairi i kufomave, ese dhe shkrime kritike, 1992 (ArtCenter, Prishtinë); Akademia e veshjes bukur, vëllim me poezi, 1993 (BlendAS, Prishtinë); Balsamuesit e luleve, vëllim me tregime dhe novela, 1994 (SH.B. Rilindja, Prishtinë); Lukrecia, (Mësojmë gjuhën magjike të fluturimit, Lukrecia) 1995 (SH.B. Rilindja, Prishtinë); Demonët, roman, 2000 (SH.B. Rilindja, Prishtinë); Shtatë fjalët e fundit, roman, 2003 (SH.B. Gjon Buzuku); Serpenti dhe Hija, roman, 2015 (SH.B. Gjon Buzuku); Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit, roman, 2022 (SH.B. Gjon Buzuku).

V. Karahoda ka botuar tek Rilindja, Fjala, Zëri, Eurozëri, Bota Sot, Albania, Urtia, Rilindja Demokratike, Flaka e vëllezërimit, Fakti, etj.

1991: anëtarsim në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës;

1993: anëtarësim në PEN Qendrën daneze.

1995-1997: kolumnist në revistën EuroZëri; autor një serie shkrimesh në rubrikën Camera Obscura.

1997-2000: kolumnist në të përditshmen Bota Sot. Në rubrikat Margjinale, Nga këndi i vdekur dhe Auditorium, V. Karahoda publikoi një numër të madh kolumnesh, esesh dhe artikujsh me tema politike, letrare, kulturore, etj.

2000: redaktor kulture në javoren Opinioni i Tretë, Prishtinë.

2020–: Editor/kryeredaktor në shtëpinë botuese "Botimet NOA", Prishtinë.

Librat Balsamuesit e luleve, Lukrecia, Shtatë fjalët e fundit dhe Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit janë shpërblyer me çmime letrare.

Veprat letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprat e autorit janë të grupuara sipas zhanrit.

Romane
Novela dhe Tregime
Poezi
Eseistikë

Çmime letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Çmimi letrar vjetor Rilindja, 1995 për librin Balsamuesit e luleve.
  • Çmimi letrar Pjetër Bogdani (ndahet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë të vitit në të gjitha zhanret), 1996 për librin Lukrecia.
  • Çmimi letrar Hivzi Sylejmani (ndahet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë të vitit në prozë), 2003 për librin Shtatë fjalët e fundit.
  • Çmimi letrar Anton Pashku (ndahet nga Ministria e Kulturës (MKRS) për veprën më të mirë të vitit në prozë), 2022 për librin Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]