D.H. Lawrence

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
D.H. Lawrence
D.H. Lawrence

Emri:David Herbert Lawrence
Ditëlindja:11 shtator 1885
Vendlindja:Eastwood, Angli
Ditëvdekja:2 mars 1930
Vendvdekja:Vence, Francë,
Kombësia:Britanik
Zhanri:romane, tregime, ese, udhëpërshkrime

David Herbert Lawrence (Eastwood, 11 shtator 1885 - Vence, 2 mars 1930), shkrimtar anglez; romansier, poet, tregimtar, eseist, piktor, dramaturg dhe kritik.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

D.H. Lawrence u lind në Eastwood të Nottinghamshire-it nga prindërit Arthur John Lawrence, një minator gjysmëanalfabet, dhe Lydia (Beardsall), mësuese. Në kohën e tij D.H. Lawrence u konsiderua shkrimtar kontrovers për shkak të përshkrimeve erotike në veprat e tij, por njëkohësisht ai ushtroi një ndikim të fuqishëm tek shkrimtarët e gjeneratave të ardhshme, si fjala vjen tek Hernry Miller-i, Charles Bukowski, etj.

Veprat më të famshme të D.H. Lawrence janë romanet "Bijtë dhe dashnorët", "Dashnori i Lady Chatterley", "Gra të dashuruara", "Vajza e humbur", "Njeriu që vdiq", etj.

Pas Luftës së I Botërore, D.H. Lawrence bëri udhëtime të shumta bashkë me gruan e tij Frieda von Richthofen. D.H. Lawrence luftoi tërë kohën për të gjetur botues për veprat e tij letrare dhe nuk pranoi asnjëherë kushtëzimet e botuesve që veprat e tij të redaktoheshin e të "pastroheshin" nga pasazhet "pornografike". Njëri prej përkrahësve më të devotshëm të Lawrence ishte shkrimtari anglez Aldous Huxley. Lawrence u sëmur nga tuberkulozi dhe vdiq në Vence të Francës. Ishte vetëm 44 vjeç. Edhe pas vdekjes, vepra e tij u konsiderua "pronografike" dhe vetë Lawrence si një pornografist. Shkrimtari E. M. Foster qe i pari që i doli në mbrojtje Lawrence-n. Në nekrologun e tij për autorin e vdekur ai e përshkroi si "romansierin më imagjinativ të gjereratës sonë". Më vonë, kritiku nga Cambridge, F.R. Leavis përfshiu shumicën e veprave letrare të Lawrence-it në "traditën e madhe" kanonike të romanit anglez.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: D.H. Lawrence – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Biografitë
Veprat