Jump to content

Lumi i Moravës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lumi Morava)
Morava

Morava ose ndryshe serbet e quajn edhe Morava e Madhe është lum në Serbi. Krijohet nga bashkimi i Moravës Perëndimore dhe Moravës Jugore ( Morava e Binçes që rrjedh në teritorin e Republikës së Kosovës në një gjatësi prej 49 km, këtu llogaritet pjesë e Moravës Jugore, shih: Morava e Binçes) pran vendbanimit Stallaq. Derdhet në Danub në hapsirën në mes Kostallacit dhe Smederevës. Morava së bashku me Moravën Perëndimore, është lumi më madh në Serbi. Morava e Madhe është e gjatë 185 km, me Moravën Perëdimore 478 km. Morava i takon ujëmbledhësit të Detit të Zi. Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Moravës është 6.126 km², ndërsa i tërë sistemi 37,444 km² ku pjesa më e madhe prej 36163 km² shtrihet në Serbi dhe Kosovë, 1,237 km² në Bullgari dhe vetëm 44 km² në Maqedoninë e Veriut.