Lumineshenca
Lumineshenca quhet çdo rrezatim i trupave, përveq rrezatimit termik, i shkaktuar nga faktorët e jashtëm me çfarëdo lloj ekscitimi.[1]Shkaktarët mund të jenë të ndryshme: reaksionet kimike, energjia elektrike, absorbimit të fotoneve, nxehtësia, e shumë faktorë tjerë të jashtëm.
Të gjithë trupat në natyrë përbëhen nga atomet dhe molekulat. Në qoftë se në ndonjë trup veprohet nga jashtë, mund të ndodhë që ai të nxehet. Në këtë rast molekulat apo atomet e tij bëjnë lëkundje me amplituda më të mëdha me ç'rast do të zmadhohet energjia e mbrendshme e trupit. Në këtë rast trupi emeton energji termike. Mund të ndodhë që trupi të rrezatohet me një energji nga jashtë dhe molekulat apo atomet e tij të ngacmohen (ekscitohen) duke e absorbuar energjinë me të cilën rrezatohet trupi. Ekscitimi bëhet duke kaluar ndonjë elektron nga gjendja enrgjetike themelore në ndonjë gjendje më të lartë energjetike. Në këtë rast, varësisht nga lloji i trupit dhe mënyra e ekscitimit të atomeve apo molekulave të tij, pas një kohe të caktuar do të ndodhë vetëvetiu deekscitimi i tyre, d.m.th. kalimi i elektroneve nga gjendja e lartë energjetike në gjendjen themelore. Ky kalim përcjellet gjithmonë me emetimin e një rrezatimi me frekuencë më të vogël apo të barabartë me frekuencën e rrezatimit të absorbuar nga ana e atomeve apo molekulave me rasti e rrezarimit të trupit. Koha e jetës së atomit në gjendje të akscituar mund të jetë nga 10-8 s e deri disa vjetë.[1]
Llojet e Lumineshencës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Varësisht nga lloji i ekscitimit, dallojmë këto lloje të lumineshencës:
Llojet e lumineshencës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fotolumineshenca shfaqet kur rrezatimin e shkakton drita e spektrit të dukshëm, me ç'rast më së shpeshti përdoren rrezat ultravjollcë. Zakonisht drita e emetuar te fotolumineshenca është me gjatësi valore më të gjatë se energjia e rrezatimit rënës që shkakton këtë dukuri.
- Rentgenolumineshenca shfaqet kur rrezatimin e shkakton drita e spektrit të rrezeve rëntgene.
- Katodolumineshenca shfaqet kur rrezatimin e shkaktojnë rrezet katodike (elektronet). Kjo dukuri shfaqet te të gjithë ekranet e gypave katodikë, ekranet e televizorëve apo e oshiloskopave. Kjo shfaqe edhe te sulfidi i zingut i aktivizuar me argjend i cili emeton rrezatim intenziv me rastin e goditjes me elektrone.
- Elektrolumineshenca shfaqet kur rrezatimin e shkaktojnë fushat elektrike. Kjo shfaqet te gypat gjatë zbrazjeve elektrike në vendet ku rrezet katodike goditen me muret e enës prej qelqi.
- Radiolumineshenca shfaqet kur rrezatimin e shkaktojnë elementet radioaktive.
- Hemilumineshenca shfaqet kur rrezatimin e shkaktojnë proceset e ndryshme kimike.
- Biolumineshenca shfaqet kur rrezatimin e shkaktojnë proceset biologjike. Kjo shfaqet te disa xixëllonjat.
Sipas zgjatjes së rrezatimit luminishenca shfaqet në dy lloje:
Llojet sipas kohëzgjatjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fluoreshenca është lloj rrezatimi i cili ndërpritet në çastin e ndërprerjes së rrezatimit të ekscitimit të atomeve apo molekulave të trupit. Fluoreshenca për herë të parë është vërejtur tek kalcium fluoriti (CaF2) nga edhe është emërtuar, por shfaqet te trupat e lëngët, gazët dhe të ngurtë kur ata rrezatohen me rreze ultravjollcë. Lëngje të tilla janë: fluoresceini dhe rodamini , një ngjyrë organike që përdoret si lëndë aktive e laservë të lëngët me ngjyra). Trupi rrezatohet me rreze ultravjollcë me energjinë
E = hv
ku h është konstanta e Plankut dhe v është frekuenca e dritës.
Procesi i absorbimit dhe lirimit te energjise Atomet apo molekulat e trupit e absorbojnë fotonin e dritës rënëse duke kaluar në gjendje të ekscituar, që do të thotë se elektroni që ka absorbuar kuantin e energjisë rënëse hv do të kalojë nga niveli energjetik themelor E1 në nivelin më të lartë energjetik E2. Pas ndërprerjes së rrezatimit rënës, pas një kohe të caktuar prej 10-8 s, atomet apo molekulat e ekscituara kthehen në gjendje themelor, d.m.th. elektroni zbret nga niveli i lartë energjetik E2 në nivelin energjetik themelor E1, me ç'rast emetohet rrezatimi fluoreshent me energji hv. Ky kuant i rrezatimit fluoreshent mund të ketë çfarëdo drejtimi të përhapjes pavarësisht nga drejtimi i përhapjes së kuantit të rrezatimit rënës. Ky lloj kalimi elektronik quhet emision spontan.
- Fosforoshenca është lloj rrezatimi i cili vazhdonë të ememtohet edhe pas ndërprerjes
së rrezatimit të ekscitimit. Koha e zgjatjes së fosforesshencës mud të jetë nga disa pjesë të sekondës deri në disa vjetë. Fosforoshenca është vërejtur së pari te fosfori nga edhe është emërtuar. Fosforoscenca shfaqet edhe te disa kripëra joorganike kur ato rrezatohen me rreze ultravjollcë op me rreze rëntgene. Fosforeshencë intenzive jep edhe sulfidi i zingut i aktivizuar me bakër.[1]
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- LED (Light Emitting Diode) - Diodë që emeton dritë është njëra nga përdorimet më të shpeshta të lumineshencës, më saktësisht Elektrolumineshencë, e cila raportuar për herë të parë nga Henry Joseph Round më 1906, duke eksperimentuar SiC. Teknologji më e re e LED-ave, janë AMOLED (Active Matrix Organic Light Emitting Doide).[2]
- TFEL (Thin Film Electroluminescence) - zakonishtë përdoren për paraqitjen e informacioneve, si dritë në prapavijë dhe shumë përdorime tjera.
- LEC (Light Emitting Capacitor) - përdoret që nga viti 1961, zakonisht për panele Elektrolumineshente.[3]
Fosfori - shkakton dukurinë e Fosforoshencës dhe mund të vërehen tek veshjet ose gjërat të cilat ndriqojnë në errësirë, kur në drejtim të tyre vihet dritë.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Lumineshenca[lidhje e vdekur], Çfarë është Lumineshenca.
- ^ [Luminescent Materials and Applications - Edited by Adrian Kitai], LED.
- ^ Light Emitting Capacitor, LEC.