Jump to content

Drini i Zi

Coordinates: 42°31′48″N 20°20′03″E / 42.530°N 20.3341°E / 42.530; 20.3341
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lumit Drini i Zi)

42°31′48″N 20°20′03″E / 42.530°N 20.3341°E / 42.530; 20.3341

Drini Zi: burimi nga Liqeni i Ohrit

Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit, nga një lartësi mbidetare prej 695 m, ndërsa del nga territori i Maqedonisë së Veriut në afërsi të qytetit të Dibrës në lartësi mbidetare 476 m. Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 km., dhe brenda Maqedonisë së Veriut lumi është i gjatë 56 km. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin "Qyteti i Urave". Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit të Maqedonia e Veriut - Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë së Veriut rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale (Dibër dhe Glloboçicë), të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike.

Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik.

Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.