Lunula (anatomi)
Appearance
Lunula ose shumës Lunulae (prej latinishtes që do të thotë “hëna e vogël”) është pjesa e bardhë në formë të gjysmë të hënës në thonjtë e duarve dhe të këmbëve. Ndodhet në fund të thuas (që është më afër lëkurës së gishtit). Nëse lunula dëmtohet, thonji do të deformohet përgjithmonë. Edhe kur hiqet tërësia e thonjit, lunula mbetet e vendosur dhe është e ngjashme me një thua të vogël të ngulitur në shtratin e thonjve.
Tek njerëzit fillon të shfaqet në javën e 14 të ngjizjes dhe ka një rol primar strukturor në përcaktimin e buzës së lirë të pllakës distal të thonjve (pjesa e thuas që rritet jashtë).