Lutfi Nuriu
Lutfi Nuriu ka lindur në qytetin e Tiranës më 17.08.1960. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë. Kryen studimet e larta në Universitetin Bujqësor te Tiranës, Dega Agronomi në vitin 1985. Nga viti 1990 e në vazhdim drejton biznesin e tij privat në fushën e tregtisë së industrisë së lehtë dhe ushqimore, duke qenë një nga më të suksesshmit në Shqipëri, në këtë fushë. Nga vitin 1993-1998, ka qenë Anetar i Kryesisë së Klubit të Futbollit Tirana , duke qenë nga mbështetësit kryesor në sukseset e arritura prej kësaj skuadre me të cilën shpallet kampion kombëtar. Në vitet 1999-2000, ka qenë President i Klubit të Futbollit Tirana duke fituar titullin kampion. Nga viti 2002, është Zëvendës President dhe Anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit.