MJAFT!
Fushata MJAFT nisi veprimtarinë e saj më 15 Mars, 2003. Qëllimi kryesore i kësaj fushate ishte asgjësimi i apatisë qytetare dhe ndjellja e shpirtit të protestës tek njerzit. Fillimisht vetë fushata mendohej te zgjaste për 4 muaj dhe në këtë hapësire kohore do të mbulonte çdo dy jave nga një temë të caktuar. Suksesi i Fushates MJAFT ishte evident. Mënyra se si aktivitetet organizoheshin si dhe stili i tyre origjinal ishte çelesi i suksesit për këtë fushatë.
Temat e Fushatës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me çdo protestë të re numri i protestuesve rritej. Fillimisht protestuesit ishin grupe të rinjsh por pak nga pak çdo njëri filloi ta njihte MJAFT-in dhe çdo aktivitet filloi të mbështëtej edhe nga plot kalimtarë të rastit të cilët ishin të gëzuar që më në fund kishte diçka që luftonte për to. Fushata ishte e ndarë në tetë tema të ndryshme dhe secila prej tyre ishte në fokus për 2 javë.
Temat ishin :
- Mjaft Shërbimeve të dobëta në sistemin e Shëndetësisë dhe Edukimit
- Mjaft Gjakmarrjes
- Mjaft Trafikimit dhe Krimit të Organizuar
- Mjaft Varfërisë dhe Papunësisë
- Mjaft Diskriminimit të grave dhe minoriteteve
- Mjaft Politikave të papërgjegjshme dhe korrupsionit politik
- Mjaft Degradimit të ambientit
- Mjaft Progresit të dobët drejt Integrimit Evropian
Lëvizja MJAFT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me përfundimin e fushatës, u pa se akoma kishte nevojë për MJAFT. Kështu nga fushatë e MJAFT-i u kthye në lëvizje qytetare. Struktura mbetej e njëjta por problemet që trajtoheshin nuk ishin më të caktuara po lindnin nga nevojat e momentit dhe sugjerimet e njerëzve të thjeshtë. Formati i ri ishte shumë i suksesshëm për arsyen se tash më çdo kush kishte mundesinë të shprehte idenë e vet diku dhe shpesh ideja që kishte mbetur në mendjen e personit prej shumë kohesh transformohej në realitet.
Këtu Vendos Unë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seksioni i Fushatës/Lëvizjes që u mor me zgjedhjet vendore të shtatorit 2003 në Tiranë u quajt Këtu Vendos Unë. Përveç ndërgjegjesimit të qytetarëve që ishin ata që kishin në dorë zgjedhjen e kandidatit të ardhshëm, MJAFT zhvilloi shumë debate të suksesshme publike që konsistonin në përballjen e qytetarëve të qyteteve të ndryshme me kandidatët e tyre dhe gjithashtu përballjen e kandidatëve kundershtarë me njëri tjetrin me elektoratin e tyre si publik.