Jump to content

Diskriminimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Homofobia

Diskriminimi (lat. Discriminatio në kuptimin nënvendosje), dhënia pa ndërgjegje e përparësisë në sjellje.

sociologji, me diskriminim nënkuptojmë zhvlerësimin e një grupi të huaj, e në veçanti të një minoriteti shoqëror brenda një shoqërie të ngritur mbi parimet e barazisë, parimit të ndalimit të dallimeve racore, fetare, politike. Diskriminimi merr edhe veti të etnocentrizmit që rrjedh nga motive të pa reflektueshme (paragjykime) apo edhe si mjet i caktuar lufte i ideologjive politike.

Diskriminimi është trajtimi i padrejtë ose paragjykues i njerëzve dhe grupeve bazuar në karakteristika të tilla si raca, gjinia, mosha ose orientimi seksual. Kjo është përgjigja e thjeshtë. Por të shpjegosh pse ndodh është më e ndërlikuar. Truri i njeriut natyrshëm i vendos gjërat në kategori për të kuptuar botën. Fëmijët , për shembull, që të vegjël mësojnë shpejt dallimin midis djemve dhe vajzave. Por vlerat që u vendosim kategorive të ndryshme mësohen nga prindërit tanë, bashkëmoshatarët tanë dhe vëzhgimet që bëjmë për mënyrën se si funksionon bota. Shpesh, diskriminimi rrjedh nga frika dhe keqkuptimi. [1]

Diskriminimi në punë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajtimi i pabarabartë në vendet e tyre në punë apo një grup i caktuar punëtoresh në një ndërmarrje apo organizatë punuese, konsiderohet diskriminim në punë.Diskriminimi ka ekzistuar gjatë,e vazhdon të ekzistoj edhe sot.Njeriu krijoi ligje dhe norma juridike,pra,krijoi të drejten ne bazë të të cilave do të funksionoje sistemi shoqëror dhe politik.Ka pasur raste kur ligjet kanë qenë diskriminuese ndaj grupeve të ndryshme shoqërore si:pakicat kombëtare ose gjuhësore.