Jump to content

Majlinda Spiro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Majlinda Spiro ose Anna-Majlinda Spiro (lindur më 1968, në Fier, Shqipëri) është flautiste shqiptare dhe studiuese e muzikës.

Studimet muzikore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studioi flaut në Shkollën e Mesme Artistike “Onufri” të Elbasanit (1978-1986). Debutimin artistik e bëri në fillim të studimeve të saj duke luajtur solo për flaut dhe orkestër në TVSH (1982). Më 1993 u pranua me konkurs në Konservatorin e Athinës, ku studioi me bursë në klasën e flautit me profesorë Urs Rüttiman (Zvicër) dhe Dimitris Fotopoulos (Greqi). Për rezultatet e larta në flaut fitoi Çmimin e Konservatorit të Athinës. Më 1997 mbrojti diplomën me notën shkëlqyeshëm me votim unanim. Pas përfundimit të studimeve 
ka ndjekur disa kurse speciale për flaut, ndër të cilët kursin special të flautistit të njohur francez Alain Marion.

Veprimtaria pedagogjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anna-Majlinda Spiro është shpallur profesore e flautit nga Ministria e Kulturës e Greqisë dhe ka dhënë mësim si profesoreshë në Konservatorin Kombëtar të Greqisë si dhe në shkolla të tjera muzike të Greqisë. Ajo ka qenë profesoreshë e ftuar në Konservatorin e Iraklios (Kretë) (1999-2000). Në vitet akademike 2010-2014 ka qenë pedagoge e ftuar në Universitetin e Arteve, Tiranë[1].

Themeluese e Shoqatës së Flautistëve Shqiptarë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anna-Majlinda Spiro themeloi më 2013 Shoqatën e Flautistëve Shqiptarë me synimin për të koordinuar përpjekjet për përvijimin dhe konsolodimin e shkollës shqiptare të flautit. Në të njëjtin vit ajo organizoi një master class për flaut me studentë e flautistë nga Shqipëria dhe Kosova.

Veprimtaria artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për vite me radhë (1986-1991) ka qenë flaut i parë i Orkestrës Filarmonike të Elbasanit. Po ashtu ka qenë flaut i parë i Filarmonisë së Halandrit (Atikë, Greqi). Ajo ka dhënë shfaqje me orkestra të ndryshme harqesh (në Elbasan, Athinë, Kretë[2]). Po ashtu, ka marrë pjesë në festival e konkurse dhe ka dhënë recitale në salla prestigjioze si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Ka dhënë rregullisht recitale të suksesshme në skenat kryesore të kryeqytetit (disa herë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit[3], në Universitetin e Arteve[4] dhe në Ministrinë e Kulturës) me artistë shqiptarë e të huaj. Në repertorin e saj përfshihen pjesë klasike por edhe moderne, si dhe pjesë shqiptare.

Performanca me repertor popullor tradicional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç repertorit klasik, Anna-Majlinda Spiro ka interpretuar edhe muzikë tradicionale popullore. Ajo ka qenë për vite me radhë pjesëtare e Ansamblit Muzikor "Isuf Myzyri" (Elbasan, Shqipëri) dhe e Ansamblit të Muzikës Tradicionale Greke të Aristidhis Moskos (Athinë, Greqi), me të cilat ka realizuar mjaft regjistrime muzikore.

Të dhëna të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anna-Majlinda Spiro është diplomuar edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit (sot Universiteti "Aleksandër Xhuvani") (1989) në degën e Mësuesisë.

Ajo ka marrë pjesë nëpër ekspedita kërkimore etnologjike gjuhësore me ekipe kërkimore ndërkombëtare, si dhe ka kumtuar në konferenca ndërkombëtare në Shqipëri[5] dhe SHBA[6].

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanali i Majlinda Spiros në YouTube

Faqja e Majlinda Spiros në LinkedIn[lidhje e vdekur]

  1. ^ http://www.uart.edu.al/media/LISTA%20E%20PMF%20%202013%20-%202014.pdf
  2. ^ Συναυλία του κουαρτέτου εγχόρδων του Δήμου (Koncert i kuartetit të Harqeve të Bashkisë), gazeta Πατρίς (Atdheu), e shtunë, 13 maj 2000
  3. ^ Tinguj të rinj në flautin e Spiros, Gazeta Shqiptare, 19 janar 1997
  4. ^ https://pranveragreke.wordpress.com/2012/03/18/συναυλία-μουσικής-δωματίου-με-έργα-γι/
  5. ^ https://ampress.ca/botimi-i-hershem-i-nje-partiture-me-muzike-shqiptare/
  6. ^ https://l2trec.utah.edu/20th-balkan-south-slavic-conference/Program/BandSS%20Program%202016.pdf