Alain Marion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alain Marion [shqipto: a΄len ma΄rjon] (25 dhjetor 1938 - 16 gusht 1998) ka qenë flautist francez dhe konsiderohej si një nga flautistët më të mirë në botë në fund të shekullit XX.[1]

Alain Marion lindi në Marsejë, ditën e Krishtlindjeve 1938. Ai studioi në Konservatorin e Marsejës nën flautistin e njohur Joseph Rampal dhe fitoi Çmimin e parë të Flautit kur ishte vetëm 14 vjeç. Më vonë ai studioi me Jean-Pierre Rampalin në Konservatorin e Parisit (ku përfundimisht u bë profesor), dhe fitoi famë pasi fitoi një çmim në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës në Gjenevë.[1]

Më 1964, Radiotelevizioni Kombëtar francez (frëngjisht: Radiodiffusion-Télévision Française) e caktoi Marionin si flautist të parë, dhe më vonë në Orkestrën e Parisit (Frëngjisht: Orchestre de Paris). Në 1972 ai u bë solist për Orkestrën Kombëtare të Francës (frëngjisht: Orchestre National de France). Ai iu bashkua Orkestrës së Muzikës së Dhomës Ensemble InterContemporain më 1977, duke punuar me Pierre Boulez-in. [1]

Ai pati dhënë mësim çdo verë në Akademinë Ndërkombëtare Verore (frëngjisht: Académie internationale d'été)Nice, drejtor i së cilës u bë më 1986. Statura e tij ishte në gjendje të tërhiqte disa nga muzikantët më të mirë të botës në këtë organizëm si mësues, përfshirë Jean-Pierre Rampalin, Jessye Normanin dhe Henryk Szeryngun. [1]

Marioni ka luajtur me një flaut të artë, të krijuar nga Kompania Sankyo Flute e Japonisë, dhe në repertorin e vet përfshiu një larmi stilesh të ndryshme muzikore. Sidoqoftë, ai admironte veçanërisht kompozitorët-flautistë të mëdhenj të sitilit barok, si dhe për kompozitorin çek Bohuslav Martinů. [1]

Marioni vdiq nga një atak kardiak ndërsa ishte në një turne në Seul, Koreja e Jugut, në moshën 59 vjeç.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e Laurence Joyce (24 gusht 1998). "Obituary: Alain Marion" (në anglisht). The Independent. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2019. Marrë më 18 shkurt 2009.
  1. Joyce, Laurence (1998-08-24). "Obituary: Alain Marion". The Independent. Retrieved 18 February 2009.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]