Makina për shtypjen e gazetës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Makina per shtypje

Nje makine me e avancuar për shtypjen e gazetës ka keta parametra:

* Fuqia 100 [kW]
* 2500 rrotullime/min
* Rryma 275 [A]

Si pjesë kryesore e kësaj makine njihet “Gisipaku” të cilin e quajnë truri I makinës I cili përmban në vete një mori diodash dhe siguresash. Po ashtu kjo makinë bën shndërrimin e rrymës alternative në një kahore.

Kjo makine përmban shumë senzor, plc, si dhe ka tri pjesë të cilat janë emërtuar si: DE1,DE2 DHE DE3 , po ashtu si çdo paisje tjetër moderne edhe kjo posedon ekrane në të cilët mund të shihet funksionimi i makinës.

Rol të veçantë ka dhe kontrollimi i ngjyrave të cilat përdoren për gazeta ,libra dhe panorama ngjyrat të cilat përdoren janë: Kuqe

* Zezë
* Kaltërt
* Verdhë

Pjesë e kësaj makine është dhe një paisje e ashtu quajtur “Polaris” e cila bën bartjen dhe shkruarjen e pllakave të cilat shërbejn për shtypjen e gazetes.

Makina Pershtypje

Polaris[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Së pari duhet cekur se kjo paisje duhet të vendoset në dhomë të veçantë në të cilën nuk depërton drita e bardhë , preferohet të jetë dritë më e zbehte.

“Polaris”[1] është paisje e cila është si lloj kabineti përbëhet nga tri pjesë të cilat janë të ngjitura me njëra tjetrën dhe të izoluara mirë sepse nuk bën të depërtoj asnjë rreze dritë ,kjo është e anasjellt sepse dhe drita që bije gjatë rrezatimit në pllaka është e dëmshme për retinën e syrit.

Detyrat të cilat duhet të kryhen në këtë paisje janë:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Marrja e pllakës

2.Kapja e pllakës me anë të këmbëzave

3.Bartja e pllakës në tavolinë

4.Tavolina për vendosjen e pllakës

5.Lëshimi i pllakës

6.Senzor që sinjalizon kapjen e pllakës

7.Laseri

8.Bartja e pllakës pas rrezatimit

Vendosja e pllakave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo është pjesa e parë e makines “Polaris” pjesa e poshtme është tërhequr për të vendosur pllakat . Pllakat vendosen në vende të veçanta të cilat i quajmë kaseta.

Kjo pjesë përmban disa kaseta për pllaka ,mirëpo në këtë duhet pasurë kujdes gjatë renditjes së pllakave sepse në mes tyre duhet të vendoset letër e hollë për mbrojtjen e tyre. Pra kjo është gjëja e parë që duhet të kryhet para se të lëshohet në punë, pasi të mbyllet rafti me pllaka atëhere duhet të jepen komandat për lëshuarjen e makinës.

Pas vendosjes së pllakave lëshohet në punë makina dhe deri sa të lëshohet në punë ne mund të shkojmë tek kompjuteri për dhënjen e informacioneve të ardhura nga redaksija, dhe dhënjen e komandës për bartjen e tyre në makinë “Polaris”, pastaj vendosja e tyre në pllaka bëhet me anë të llaserit me rrezatim, llaseri është burim i energjisë.

Pas vendosjes në funksion të makinës, mund të kryhen veprimet tjera për bartjen dhe shkruarjen e pllakave.

Kjo pjesë është shumë e rëndësishme për paisjen “Polaris” e cila shihet në fig. ku shihen robotët ose kapësit e letrës e cila është e vendosur në mes të pllakave .

Robotët lëshohen poshtë dhe janë si gishtrinjë të hapurë të cilë kanë disa senzorë që sinjalizojnë në momentin kur prekin letrën ata mbyllen dhe tërhiqen lartë me letër , pasi të arrijn lartë fillon të zhvendoset në anën e majtë në pjesën e dytë ku në pjesën e poshtme është vendi ku duhet të hudhet letra njihet si vendi për mbeturina.

Tërheqja dhe bartja e pllakave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas tërheqjes së letrës me anë të robotëve ose gishtrinjëve, kemi dhe kapset e pllakave të cilët në mënyrë të ngjajshme sikurse robotët lëshohen poshtë për marrjen e pllakave, lëvizjen si dhe zhvendosjen e tyre.

Në pjesën e sipërme janë të vendosurë një mori senzorësh që sinjalizojnë , kur këmbëzat afrohen tek pllaka , pastaj marrjen e saj , ngritjen lartë si dhe lëvizjen e saj deri tek tavolina përkatëse.

Rrezatimi i pllakave (Llaseri)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në pjesën e tretë dhe të funditë të paisjes “Polarisë” bëhet rrezatimi ose shkruarja e pllakave me anë të llaserit me rreze ultra violete.

Mirëpo deri tek kjo arrihet pasi të kryhen këto veprime:

- Tërheqja e letrës
- Marrja e pllakës
- Zhvendosja e tavolinës anën e djathët për vendosjen e pllakës
- Zhvendosja e tavolinës anën e majtë deri tek pjesa e tretë

Bartja e pllakave për pastrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas vendosjes së informacioneve në pllaka kemi dhe disa kapës të pllakave të cilët janë të vendosur në pjesën e fundit të kabinetit të cilët shërbejn për kapjen e pllakave dhe zhvendosjen e saj në pjesën për pastrim.

Pastrimi bëhet me anë të paisjes e cila është e lidhur me makinën “Polaris” të cilën e quajmë “Ultra LP 82”.

Ultra LP82[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paisja “Ultra LP82”[2] bën pastrimin e pllakës pjesët në të cilat nuk ka djegie nga llaseri i cili pastron me uji kimik . Mirëpo pastrimi i pllakës fillon në momentin kur sinjalizon senzori se ka arritur pllaka dhe është vendosur në pjesën dalëse. E tërë kjo punë bartja , shkruraja , pastrimi si dhe përgatitja e pllakës për vendosjen e imazheve në gazetë bëhet më pak se 50 sekonda.

Kjo makinë ka një nivel të lartë të automatizimit që siguron të gjitha kontrollet e domosdoshme të tilla si: kontrollin e temperaturës, nivelet për rimbushje, nivelet e lëngshme etj të cilat monitorohet vazhdimisht.

Po ashtu kjo makinë ka edhe disa kontenierë të cilët janë të lidhur me Ultra LP82 dhe sistemi i kontrollit mikroprocesorit siguron që vetëm sasi kimike është hedhur në procesor.

Kontenierët janë 20 deri 120 litra, në bazë të përdorimit të pllakave dhe nevojave të përdorimit kimik.

Kur plotsohen të gjitha kushtet për fillimin e punës së kësaj makine mbyllet procesimi i zhvillimit të pllakave. Momentin që mbyllet atëhere pompa fillon ta merr ujin nga këta konteinerë dhe kjo makinë aktivizohet për punë.

Uji furnizohet nëpërmjet lidhjes kryesore dhe përdoret për larje të pllakave. Frekuenca e ciklit të pastrimit përcaktohet se sa pllaka kemi, i cili në vetvete është monitoruar vazhdimisht nga ana e sistemit të kontrollit mikroprocesorit.

Kur një cikël pastrimi është i nevojshem procesori automatikisht alarmon operatorin dhe kështu mund të bëhet një pastrim i plotë. Funksionimin dhe parametrat e punës së kësaj makine mund të shihen në display të cilat edhe mund të ndryshohen: psh se qfarë formati të pllakave kemi ku në rastin tonë kemi përdorë madhësinë e pllakes 312–512 mm , qfarë temperature kemi, a kemi sasi të mjaftueshme të ujit dhe shumë opcione tjera.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Makina “Polaris”
  2. ^ Manual i makinës AGFA Ultra LP82