Mal Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mal Berisha.jpg

Mal Berisha, KCFO, ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Irlandës nga viti 2012 deri në vitin 2015. Më parë, Berisha ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll nga viti 1993-1997. Në vitin 1998, pas përfundimit të misionit në Turqi, ai iu bashkua Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) e udhëhequr nga ish-kongresmeni, Hon. Joseph DioGuardi si dhe Federatës Pan - Shqiptare të Amerikës "VATRA", duke kontribuar në përpjekjet e palodhura të shqiptaro-amerikanëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Berisha u shfaq në televizionin amerikan si një ekspert dhe historian duke hedhur dritë për trajtimin e padrejtë që iu bëhej shqiptarëve në Kosovë dhe duke prezantuar para publikut amerikan këtë çështje. Në vitin 2000, Berisha iu bashkua Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë, për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike. Pasi kaloi thuajse një dekadë në Kosovë, Berisha u kthye në Shqipëri, ku u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Rajonale dhe Iniciativave në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Berisha ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Shqipërisë. Jeta e tij ka qenë e lidhur ngushtë me jetën kulturore në Shqipëri. Ai është një studjues, historian  dhe ka botuar një numër librash  dhe artikujsh në lidhje me tema të ndryshme të historisë, kulturës dhe diplomacisë.

Librat e përkthyer përfshijnë;

  • "Shqipëria e Jugut ose Epiri i Veriut në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Evropiane, 1912-1923.” shkruar nga Edith Pierpont Stickney e Universitetit Stanford të Kalifornisë;
  • "Shpëtim në Shqipëri", shkruar nga Harvey Sarner, ku del në pah virtyti shqiptar i "Besës" dhe tregon historinë e hebrenjve të mbrojtur në Shqipëri -  100 për qind e hebrenjve të shpëtuar në vendin e tij.

Mal Berisha ka botuar edhe kë to libra:

  • "Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir", një studim i plotë i artikujve të  botuar në revistë n National Geographic Magazine të fokusuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në një hark kohor prej mëse 100 vjet (2007);
  • "Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj”. (2008);
  • "Amerikani Charles Telford Erickson, Një jetë kushtuar Shqipërisë" tre volume, (2012).
  • "Herman Bernstein, Ambasadori U.S në Shqipëri, 1930-1933" (dhjetor 2014),

Berisha prezantoi librin e tij të parë në gjuhën angleze në Manhattan në Institutin e Studimeve hebraike YIVO. Këtë të fundit ai e paraqiti edhe në Ambasadën Amerikane në Londër. Ky libër jep detaje mbi marrëdhëniet e ngushta mes hebrenjve, shqiptarëve dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

  • "Realitetet Shqiptaro – Britanike” është libri i radhë s i Berishës, botuar në vitin 2015 në prag të mbylljes së misionit të tij në Mbretërinë e Bashkuar. Libri u promovua në Universitetin e Londrës Regent dhe Ambasadën Britanike në Tiranë.

Mal Berisha ka iniciuar ngritjen e dy monumenteve të heroit kombëtar shqiptar Skë nderbej. I pari është peruruar më 28 nëntor 2012 për të nderuar njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ai është e vendosur në 113 Inverness Terrace, London W2 6JH. Një tjetër bust është vendosur në Sheshin Skënderbej, në Munxhufuni (Montecilfone), në Molise Regione, një fshat i populluar nga shqiptarë (arbëresh) të cilët kanë lënë atdheun të detyruar nga turqit në shekullin e 15 – të .

Ai ka botuar artikuj të shumtë të natyrës diplomatike dhe historike në shtypin shqiptar.