Jump to content

Kopaoniku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mali i Kopaonikut)
Kopaoniku
Pika më e lartë
Ngritja2,017 m (6,617 ft) Edit this on Wikidata
Gjeografia
VendodhjaKosova, Serbia

Kopaoniku, (njohur si Malet e Kopaonikut) është masiv i lartë malor i cili shtrihet nga veriperëndimi në drejtim të juglindjes me një gjatësi rreth 75 km, duke arritur në mes gjerësinë deri rreth 40 km në territorin e Serbisë dhe territorin verior të Kosovës. Maja më e lartë e Kopaonikut është maja Pançiç (maja e Argjent) me 2017 m lartësi mbidetare, e cila është edhe pika më veriore e territorit të Kosovës.

Veçoritë natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kopaoniku ka një shtrirje gati meridionale prej lokalitetit Qirkoviq në veri deri te vendbanimi i Dubnicës së Epërme në jug në një gjatësi prej 60 km dhe gjerësi 20 km (gjatësia e përgjithshme është 100 km). Prej majës Pançiq (2017 m, pika më veriore e territorit të Kosovës), Çardak (1590 m), Pilatovicë (1703 m), Oshtro Kople (1789 m) dhe majës Barel (1789 m) në lindje, relievi gradualisht në drejtim të luginës së lumit Ibër. Veçohet si zonë e lartë, me reliev të copëtuar, me majë të lartë të maleve dhe lugina të lumenjve të Ibrit dhe të degëve të tij. Në pjesët e larta janë forma të krijuara të erozionit akullnajor, e në pjesët e poshtme të luginave materiali mornik.

Si pjesë e rrudhosjes së Rodopeve, zona e Kopaonikut është me formacione të vjetra paleozoikut, por në pjesën qendrore edhe me shtrirje të gjerë të serpentinëve të mezozoikut. Kopaoniku me lartësinë e madhe mbidetare, me pozitë veriore, me gjerësi të madhe gjeografike diferencohet si krahinë me temperatura të ulëta gjatë tërë vitit. Derisa në Mitrovicë izoterma vjetore është 10,4 °C, në këtë zonë malore ajo është 9 gradë celsius. Malin Kopaonik e përshkon lumi Ibër në perëndim dhe Llapi, degë e Ibrit në lindje. Nëpër luginën e lumit Ibër kalon magjisstrala e Ibrit dhe hekurudha e cila lidhë viset veriore me ato jugore të Gadishullit Ballkanik.

Kopaoniku është hapësirë gjeografike e formacioneve të pyjeve, të kullotave. Nëntoka e Kopaonikut është e pasur me minerale të dobishme të plumbit, zinkut dhe të argjendit.

Kopaoniku

Majat më të larta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Maja Pançiç 2017 m
  • Suvorudishte 1976 m
  • Veliki Karaman (Vuçak) 1936 m
  • Velika Gobela 1934 m
  • Mali Karaman 1904 m
  • Mala Gobela 1854 m
  • Nebeska Stolica 1793 m
  • Beqirovac 1782 m
  • Kukavica 1726 m
  • Markove stene 1721 m
  • Vuçak 1714 m
  • Jaram 1778 m (Velika Gobela - Vuçak)
  • Pajino preslo 1804 m (Mali Karaman - Suvo Rudishte)
  • Raskrsnica 1514 m (Donji Babin Grob - Kukavica)
  • Velika greda 1440 m (Greda - Pashino Baçishte)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]