Jump to content

Mali i Krrabit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Krabi është mal në skajin më verior të rrethit të Pukës me lartësi 1680 m (maja e Midës). Është i ndërtuar tërësisht prej shkëmbinjsh ultrabazikë dhe ka strukturë bllokore, tepër të copëtuar nga shkëputjet e reja tektonike. Në verilindje, nëpërmjet qafës Laku i Ballçit, Krabi lidhet me Kunorën e Dardhës dhe majën e Malit. Relievi i Krabit ka copëtim të theksuar vertikal e horizontal, veçanërisht shpati jugperëndimor. Sidomos degët e majta të Drinit në veriperëndim dhe fillimet e Fanit të Madh në juglindje kanë shkaktuar copëtim të madh e vende-vende janë krijuar edhe vatra gërryerje. Bimësia e zonës së dushkut mbulon gjithë pjesën kulmore të Krabit mbi 1100–1200 m. Në viset rreth Krabit ka minerale të dobishme.