Mali i Priskës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Koordinatat: 41°25′24″V 19°52′29″L / 41.423421°V 19.874611°L / 41.423421; 19.874611

Pamje nga poshtë e Malit të Priskës
Pamja e majës së Malit të Priskës me majën e Dajtit në sfond

Mali i Priskës është një mal në jug të Malit të Dajtit, në Qarkun e Tiranës.

Djegia e Malit të Priskës

Të dhënat[redakto | përpunoni burim]

Ka lartësi dhe përmasa më të vogla se Mali i Dajtit. Pyjet e tij përbëhen kryesisht nga ahu dhe panja. Gjatë zjarreve të viteve 2006-2007, pyjet e Malit të Priskës pësuan dëme të shumta, duke ulur dukshëm sipërfaqen pyjore në këtë mal. Një zjarr tjetër i madh që ra në mëngjesin e 12 gushtit 2012 dhe vazhdoi për shumë ditë, dogji pjesën e mbetur të pemëve e shkurreve në këtë mal. Më 24 mars 2019, keqbërësit i vunë prapë flakën një pjese të vogël të mbetur me shkurre e pemë, duke shkretuar kështu të gjithë malin. Zjarret u vunë për të hapur kullota për dhen e dhi, nga kërkesa e madhe për mish.