Mamir.al - Platforma MOOC
Mamir.al është një nga platformat e para legjitime të kurseve online në gjuhën shqipe. Ajo është themeluar në shtator të vitit 2022 dhe është lançuar në shkurt të vitit 2023[1][2]. Platforma Mamir është nisur nga Eris Lazri, i diplomuar në FEUT, në degën Administrim Biznes.
Ka 14 kategori kursesh ku përfshihen programimi, artet, sporti, gjuhë, shëndet, muzikë, teknologji, zhvillim personal, shkencë, kulinari, histori, financë, biznes dhe marketing. Në mamir.al mësohet në dy tipologji: e regjistruar me videoleksione dhe online drejtpërsëdrejti apo live ku flet drejtpërdrejt me instruktorin.
Mamir është e përshtatur me mbi 50 integrime duke përfshirë AI, Zoom, Google Meet, Google Classroom, Dark Mode, Google Calendar, Recaptcha, Social Login, Multi Instructors dhe shumë të tjera. Platforma ka në databazën e kurseve rreth 150 kurse dhe vazhdon dhe inovon në kurse të reja duke e bërë platformën më të madhe të kurseve online shqip. Përgjithësisht shpjeguesit e kurseve online, apo instruktorët janë pedagogë, qendra kursesh, profesionistë në skena ndërkombëtare dhe të kualifikuar.
Çdo kurs kontrollohet para se të hidhet që të jetë në rregull me ligjet për të drejtat e autorit, me ligjet kundër impersonifikimit, shpifjes, mashtrimit, dhe fyerjes ndaj fesë. Ky proçes ndodh zakonisht brenda dy ditëve pune. Për tu bërë instruktor i Mamir, aplikoni përmes llogarisë suaj si përdorues në Mamir përmes butonit 'Bëhu Instruktor'.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Platforma është themeluar nga Eris Lazri në vitin 2023. Ai, me ndihmë nga disa shokë të universitetit e themeloi pasi bëri një anketim studentor ku mblodhi rreth 420 studentë dhe vëreu se kërkesa apo nevoja për një platformë të tillë. Ai është diplomuar në FEUT për Administrim Biznes dhe Ka studiuar një vit në Universitetin e Romës La Sapienza në Itali, por u kthye para mbarimit për shkak të disa problemeve personale. Kursi i parë ka qenë "Hiphopologjia dhe Graffiti" me mentor Mario Dine.
Struktura organizative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modeli freemium
Platforma në fjalë nuk ka kurset e veta por thjesht marketon kurset e të tjerëve duke marrë 5% të fitimit për çdo shitje të bërë nëpërmjet platformës. Mamir mundohet të bëjë një marketim të thjeshtë falas të kursit tuaj. Uebi ka paketën falas me integrimet e shumta dhe paketën Premium ku përfshihen kompanitë me një numër të lartë kursesh, që duan të personalizojnë certifikatat që duan të lëshojnë me anë të lejeve përkatëse, një marketim shtesë më i përkushtuar i kursit, komunitetin e whatsappit, statistika dhe raporte javore dhe suportin premium. Si paketa shtesë përfshihen studimet që Mamir bën për qendrat e kurseve online dhe editimi dhe krijimi i kurseve të reja nga stafi ynë. Avantazhe dhe lehtësira kanë kurset e para të krijuara shqip, kurset falas dhe kurset nga OJF.
Të dhënat financiare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kritika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kurse online shqip - Shtëpia". mamir.al. Marrë më 2024-05-22.
- ^ "Checking your browser". www.f6s.com (në anglisht). Marrë më 2024-05-22.