Jump to content

Mansio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mansioperandorinë romake paraqiste një vend zyrtar ndalesë gjatë rrugëve romake (via), i cili i nevojitej qeverisë qëndrore për kryerjen e punëve shtetërore gjatë udhëtimit.

Termi rrjedh nga folja manere (qëndroj) dhe përshkruan në shek. I p.K. një ndalesë përgjate një rruge.

Meqënëse në kohët romake udhëtohej nga një mansio në një tjetër, termi mori edhe kuptimin e një distance hapësinore dhe kohore, përkatësisht largësi' ose ditë udhëtimi.

Së fundmi u përshkruan stacionet e pushimit të cursus publicus, që përgjat një via publica romake në largësi të caktuara gjendeshin, nga fillimi i shek. IV p.K. si mansio ose mutatio.

Kuptimi i termit përfshin jo vetëm shtëpinë e pushimit, por është edhe një term përmbledhës për çdo ndërtesë të stacionit (shtëpinë e pushimit, postën, banjot, punishtet etj.)