Marash Uci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Marash Uci, një hotjanë ose si i thonë në Malci të Madhe "i Hot", ishte i biri i Uc Mehmetit (Gjoka) e ishte një nga dyert e pakta myslimane në Hot simbas Edith Durham. Mjek e kasnec i derës së Çun Mulës, lajmëron krenët e Hotit për vendimet e marra në Kongrese për dhanjen e trevave shqiptare Malit të Zi në një mbledhje mbajtun te Kisha Sh'Njonit. I përshkruem te kënga me të njëjtin emër në Lahuten e Fishtes si një njeri i shetitun :

"Marash Uci i Uc Mehmetit,
Anë e m' ânë i kisht' rá detit
Kishte pá pronet e Mbretit
Çak prej Hotit tue zâne filli 10
Dér kû piqet buka m' dielli;
Pse, sa kje Marashi i rí,
I pat dalë Mbretit n' ushtrí"

Tregon se i ka dalë vullnetar e ka shetitë shumë nëpër këto fushata.

Rreth 1902, ai do të njihej me Át Fishtën, në një fshat ku ky i fundit ishte dërguar për të kryer funksionet si famullitar vendor, Gomsiqja. Marash Uci vdiq më 1914, e simbas Edith Durham më 1911 prej polmonisë. Durdham thotë se qe me fat që vdiq e nuk pau sesi fisi i tij krenar bashkë me shumë hotsa e grudsa u shkëputne nga trevat e parardhësve me u vendosë në mjerim pranë Shkodrës. Ky malësor trim, pjesëmarrës në shumë konflikte n'ato shkrepa. U bë i pavdekshëm në veprën e fratit "Lahuta e Malcís".