Shko te përmbajtja

Margarita Morozova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Margarita Kirillovna Morozova

Margarita Kirillovna Morozova (lindur në 3 nëntor 1873 – 3 tetor 1958) ishte një filantropiste ruse, publiciste, redaktore si dhe adhuruese e veprave të artit. Ajo ishte bashkëthemeluese e “Shoqëria religjioze dhe Filozofike” me qendër në Moskë (1905-1918) si dhe drejtuese e Shoqërisë Muzikore Ruse.[1] Ajo ishte bashkëshorte e kritizierit të artit si dhe koleksionistit Mikhail Morozov, si dhe figurë e njohur shoqërore, portreti i së cilës u piktura prej Valentin Serov si dhe Nikolai Bodarevsky, midis të shumtëve.[2]

Margarita Kirillovna Mamontova lindi në Moskë, në një familje të ngritur tregtarësh. Babai i saj ishte trashëgimtar i një pasurie të madhe por nuk arriti ti mirëmenaxhonte. Pasi harxhoi të gjithë pasurinë e familjes, ai i qëlloi vetes, duke e lënë bashkëshorten Margarita Ottovona të ve me dy vajzat e vogla si dhe pa asnjë të ardhur. Ajo arriti të mbijetonte përmes qëndisjes, si dhe më vonë lançoi linjën e saj si dhe hapi një fabrikë qepjeje.

Në moshën 13 vjeçare Margarita u regjistrua në gjimnazin Petropavlovskaya. Shumë shpejt ajo dhe motra hynë në kontakt me familjarë të babait, ndër të cilët i mirënjohuri Pavel Tretykov, themeluesi i galerisë “Tretyakovskaya”. Ky i fundit i integroi në botën e arteve.Në fund të 1880 Margarita iu përkushtua dramës dhe operës.

  1. Keidan, V.I. "The Blaming Cities. Letters and Diaries (N.Berdyayev, S.Bulgakov, A.Elchaninov, M.Morozova, V.Rozanov, E.Trubeyskoy and others". Arkivuar nga origjinali më 2012-09-29. Marrë më 2012-08-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Semyonova, N. One Life, Four Epochs. Nashe Nasledye (Our Inheritance) magazine. 1991, No.VI (24). Pp. 89—111.