Jump to content

Maria Lassnig

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Maria Lassnig
Lindi(1919-09-08)8 shtator 1919
Kappel am Krappfeld, Carinthia, Austri
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
KombësiaAustriake
ProfesioniPiktore
ÇmimetGrand Austrian State Prize (1988), Golden Lion Lifetime Achievement Award (2013)

Maria Lassnig (8 shtator 1919 – 6 maj 2014) ishte një artiste austriake, e njohur pikturat auto-portret të saj, dhe për teorinë e "vetëdijes së trupit".[1] Ajo ishte artistja e parë femër që ka fituar Grand Austrian State Prize në vitin 1988 dhe është shpërblyer me Dekoratën Austriake për Artin dhe Shkencën në vitin 2005.[2][3] Lassnig jetoi dhe mësoi në Vjenë nga 1980 deri në vdekjen e saj.[4][5]

Maria Lassnig lindi në Kappel am Krappfeld, Austri më 8 shtator 1919.[6][7] Nëna e saj lindi atë jashtë martesës dhe më vonë u martua me një burrë shumë më të vjetër, por marrëdhënia e tyre ishte e trazuar dhe Lassnig u rrit kryesisht nga gjyshja e saj.[8] Ajo vazhdoj studimet në Akademinë e Arteve Arteve Figurative në Vjenë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.[9]

Në vitet 1950, Lassnig ishte pjesë e grupit Hundsgruppe ("Dog Pack"), i cili gjithashtu përfshinte Arnulf Rainer, Ernst Fuchs, Anton Lehmden, Arik Brauer dhe Wolfgang Hollegha.[10] Veprat e grupit u ndikuar nga ekspresionizmit abstrakt dhe pikturë e veprimit.[11] Në vitin 1951 Lassnig udhëtoi në Paris me Arnulf Rainer ku ato organizuan një ekspozitë Junge unifigurative Malerei në Kärnten Art Association.[12] Në Paris ajo gjithashtu u takua me artistin surrealist André Breton dhe poetët Paul Celan dhe Benjamin Péret.[8][13]

Edhe pse Lassnig filloi karrierën e saj duke pikturuar vepra abstrakte, ajo gjithmonë ka krijuar autoportrete. Një nga autoportretet më të hershme e saj ishte Expressive Self-Portrait (1945), të cilën ajo e pikturoj vetëm javë pas largimit nga Vjenë.[14] Në vitin 1948 Lassnig shpiku termin "vetëdijen e trupit" ("body consciousness") për të përshkruar praktikën e saj [7]. Në këtë stil, Lassnig ka përshkruar vetëm pjesët e trupit të saj që i ka ndjerë gjatë kohës që pikturonte [13]. Kështu, shumë nga autoportretet e saj përshkruajnë figura ku mungojnë pjesët e trupit ose përdor ngjyra jonatyrle. Në vitet 1960 Lassnig u largua plotësisht prej pikturës abstrakte dhe filloi të përqëndrohet më shumë trupin e njeriut dhe psikikën.[15] Që nga ajo kohë ajo ka krijuar me qindra autoportrete.[14]

Veprat e Lassnig ruhen në një koleksion në Muzeun e Artit Modern.[16]

Kritikët kanë theksuar ndikimin që puna e Lassnig kishte për artistët bashkëkohore si Nicole Eisenman, Dana Schutz, Thomas Schütte, dhe Amy Sillman.[7][8]

  1. ^ Attias, Laurie Maria Lassnig Arkivuar 1 dhjetor 2008 tek Wayback Machine, Frieze, May 1996.
  2. ^ "bka.gv.at". Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2006. Marrë më 9 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Reply to a parliamentary question" (PDF) (në gjermanisht). fq. 1682. Marrë më 28 nëntor 2012.
  4. ^ a b c d e f "Maria Lassnig" Arkivuar 29 mars 2016 tek Wayback Machine Hauser & Wirth, Retrieved 16 April 2014.
  5. ^ Roberta Smith (November 22, 2002), Art in Review; Maria Lassnig New York Times.
  6. ^ Nach 1970: österrichische Kunst aus der Albertina (në gjermanisht). Albertina. 2008. fq. 305.
  7. ^ a b c Karen Rosenberg (27 March 2014), A Painter, Well Aware, Takes Twists and Turns The New York Times, Retrieved 16 April 2014.
  8. ^ a b c Randy Kennedy (May 9, 2014), Maria Lassnig, Painter of Self From the Inside Out, Dies at 94 New York Times.
  9. ^ Scott, Andrea K. "Her: The radically prescient self-portraits of Maria Lassnig, at MoMA PS1" The New Yorker, Retrieved 16 April 2014.
  10. ^ Larios, Pablo. "Wiener Gruppe: Word Association" Arkivuar 17 prill 2014 tek Wayback Machine Frieze Magazin, Retrieved 16 April 2014.
  11. ^ Douglas Crow in Ernst Grabovszki, James N. Hardin, Literature in Vienna at the Turn of the Centuries, Boydell and Brewer, 2003, p166. ISBN 1-57113-233-3
  12. ^ "Rain, Arnulf Rainer" Tate, Retrieved 16 April 2014.
  13. ^ a b Moyer, Carrie. "Maria Lassnig: The Pitiless Eye" Art in America, Retrieved 16 April 2014.
  14. ^ a b Lane, Mary "MoMA PS1 Shows 'Body Awareness'" The Wall Street Journal, Retrieved 17 April 2014.
  15. ^ Roberta Smith (November 22, 2002), Art in review; Maria Lassnig The New York Times.
  16. ^ "Maria Lassnig (Austrian, born 1919)". Museum of Modern Art. Marrë më 25 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Maria Lassnig and Marisa Merz Golden Lions for Lifetime Achievement of the 55th International Art Exhibition". La Biennale di Venezia. 5 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2014. Marrë më 25 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]