Jump to content

Marianthi Xhako

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marianthi Xhako ishte regjisore shqiptare e filmave kronikale dhe dokumentarë.[1]

Marianthi Xhako u lind në Berat më 2 nëntor 1936. Kreu studimet e larta ne Institutin kinematografik VGIK në Moskë për regjisore filmash dokumentarë së bashku me regjisorët Viktor Gjika dhe Dhimitër Anagnosti. Është regjisorja e parë dokumentariste me arsim të lartë profesional në kinematografinë shqiptare. Gjatë karrierës së saj realizoi rreth 60 filma dokumentarë. U nda nga jeta më 18 qershor 2017.[1]

  1. ^ a b Gazeta Shqip. "Shuhet regjisorja e dokumentarëve". Marrë më 18 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)