Marija Polivanova
Mariya Polivanova (rusisht: Мария Поливанова) ishte një ushtare e Regjimentit të Pushkës 528 të Divizionit të 130-të të Këmbësorisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në 14 gusht 1942, e rrethuar nga ushtarë gjermanë teksa ajo dhe kolegja e saj, Natalya Kovshova kishin mbetur vetëm me dy granada, të cilat i shpërthyen duke u vetëvrarë ato vetë, si dhe ushtarët gjermanë përreth tyre. Për aktin e tyre të trimërisë ato morën titullin Heroina të Bashkimit Sovjetik në 14 shkurt 1943. [1][2]
Fëmijëria dhe shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Polinova lindi në një familje ruse proletarianësh në qytetin Tula në 24 tetor 1922. Pasi përfundoi gjimnazin, ajo nisi të punojë në Institucionin Kombëtar të teknologjive të aviacionit në Moskë së bashku me mikeshën e saj Natalya Kovshova, e cila gjithashtu ëndërronte të bëhej dizenjuese avionësh.
Karriera ushatrake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Polivanova iu bashkua Ushtrisë së kuqe në korrik 1941 në fillkim të Luftës së Dytë Botërore, e trajnuar për tu bërë snajper. Në tetor 1941 ajo u vendos në të ashtuquajturin Divizion të tretë të Pushkës në Moskë, për të mbrojtur Moskën prej sulmeve me bombë gjermane. Në janar 1942 ajo u transferua në Regjimentit të Pushkës 528 të Divizionit të 130-të të Këmbësorisë në Frontin veri-perëndimor. Të dyja Polivanova dhe Kovshova u kthyen në qëlluese të zonja të snajperit dhe i respektuan udhëzimet në batalion.
Përkujtime dhe nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Një pullë postare e vitit 1944 shfaq Polinovën dhe Kovshovën në rezistencën e fundit që zhvilluan.
- Një statujë në Muzeun Historik Ushtarak Lenino-Snegirevsky iu dedikohet Kovshovës dhe Polinovës.
- Disa rrugë në qytetet ruse janë emërtuar pas saj, si përshembull në Aleksin. Moskë, Sevastopol, Surgut dhe Zaluchye.
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Поливанова Мария Семёновна". www.warheroes.ru. Marrë më 2018-01-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ОБД Мемориал". obd-memorial.ru. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2022. Marrë më 2018-01-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)