Shko te përmbajtja

Mark Shllaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mark Shllaku ishte një i dënuar me pushkatim për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Ende sot e kësaj dite eshtrat e tij nuk gjenden. Letra e tij drejtuar familjarëve, e shkruar dy ditë para pushkatimit u bë e njohur për opinionin publik pasi u publikua në portalin kujto.al. Juli, e bija e Markut tregoi tragjedinë, dhimbjen dhe të vërtetën për historinë e letrës lënë amanet familjarëve në dokumentarin "Të zhdukurit".[1]

Marku Gjergj Shllaku ishte një mësues shkodran, intelektual dhe patriot, baba i 3 vajzave të mitura i cili u dënua me vdekje pushkatim, pasi akuzohej nga regjimi komunist për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor si dhe për angazhimin dhe formimin e partisë të PSD-se në Shkodër.

Bashkë me një grup të rinjsh plot shpresë dhe rininë shkodrane që ishte kundër regjimit komu ist krijuan Partinë SocialDemokrate, ku kryetar ishte Mark Shllaku.

Në këtë periudhë të vështirë të arestimeve dhe internimeve i jati Gjergji internohet me familjen ne Kampin famëkeq të Tepelenes në vitin 1948 dhe nga ku nuk u kthy më i gjallë.

Me vendim të gjykatës ushtareke Mark Shllaku dënohet me vdekje, pushkatim duke lëne pas 3 vajza të mitura dhe gruan e re.[2]

Kur mësoi për pushkatimin, ai vendosi ti shkruajë një letër familjarëve të tij (bashkëshortes Angje dhe dy vajzave të tij më të rritura)[3] duke u përpjekur të paramendonte vendin ku do ta ekzekutonin dhe varrosnin, bazuar në pushkatimet e shokëve të tij. Kur një i dënuar me pushkatim ekzekutohej, familja nuk kishte asnjë të drejtë të merrte trupin e tij e asnjë informacion për vendin ku do të varrosej, ndaj Marku u përpoq të linte adresën e vendit të pushkatimit në letër. Gruaja dhe vajza e tij Juli e vizituan disa ditë përpara pushkatimit dhe në këtë vizitë Marku i komunikoi se letrën me informacione të rëndësishme do tia linte midis sendeve personale.

Familjarët e tij ende vijojnë kërkimin për eshtrat e tij mbi 70 vite pas pushkatimit për të dërguar në vend amanetin e tij të vetëm që të prehet në një varr si gjithë të tjerët.

Rasti i Mark Shllakut dhe të atit të tij Gjergj Shllaku (të dy të zhdukur pa varr dhe akoma të pagjetur) është rasti i vetëm në Shqipëri ku nga një familje, djali dënohet me vdekje dhe babai në moshë të thyer dërgohet në kampin e shfarosjes Tepelenë nga ku nuk del me i gjallë dhe është i zhdukur, sipas të gjithë dokumentave zyratare shtetërore.

Marku ishte 31 vjeç kur u dënua me pushkatim.[4] Letra që shkruajti përpara pushkatimit, e publikuar nga familjarët në 2019 nxiti në opinionin publik fillimin e një peticioni për gjetjne e eshtrave të Markut.

  1. ↑ https://shqiptarja.com/lajm/te-kam-dasht-me-shpirt-ju-puth-me-mall-per-here-te-fundit-letra-rrenqethese-e-mwsuesit-para-se-ta-pushkatonin
  2. ↑ Kastriot Dervishi, Kastriot Dervishi (2019). [FB "Faqe personale fb"]. Kastriot Dervishi. {{cite web}}: Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)
  3. ↑ https://dosja.al/tag/mark-shllaku/
  4. ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2019. Marrë më 29 shtator 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)