Martesa (film)
Jump to navigation
Jump to search
Martesa (film) është një dramë me regji të Blerta Zeqirit e cila flet për dasmën e ardhshme të Anitës dhe Bekimit, të cilët po bëjnë përgatitjet e fundit të dasmës. Ndërkohë që presin lajme nga prindërit e Anitës, të shpallur të humbur që nga Lufta e Kosovës në 1999, dhe përballojnë ndërhyrjen e familjes së Bekimit në kontrollin e familjes, çifti ia del të realizojë ëndrrën që të jenë bashkë. Por kur ish i dashuri homoseksual sekret i Bekimit, Noli, rikthehet papritur nga jashtë, situata komplikohet, veçanërisht kur Bekimi kupton që Noli e dashuron akoma. Në mënyrë të pashmangshme, banketi i dasmës ngarkohet me tension teksa trekëndëshi i dashurisë fillon të shplekset.[1]
Regjisori dhe ekipi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Regjia: Blerta Zeqiri
- Producent: Kreshnik Berisha dhe Eno Milkani
- Aktorët:
- Skenarist: Blerta Zeqiri dhe Kreshnik Berisha
- Fotografe: Sevdije Kastrati
- Redaktor: Kreshnik Berisha