Jump to content

Marjam Hatun Molkara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Maryam Khatoon Molkara)

Maryam Khatoonpour Molkara (1950- 25 mars 2012) ishte një promovuese për të drejtat e transeksualëveIran. Në lindje iu caktua gjinia mashkullore.[1][2][3][4][5]

Në fillim të 1975 Molkara i shkroi disa letra Ruhollah Khomeini, asokohe në azil në Irak, pyeti për këshilla për të trajtuar rastin kur të shënjohet seksi i gabuar në lindje. Në 1978 ajo udhëtoi drejt Parisit, ku ai po qëndronte asokohe, duke u përpjekur për ta informuar rreth të drejtave të personave transgjinorë. Pas Revolucionit Islamik, ajo u pushua nga puna në televizion, iu bë një injeksion hormonal pa vullnetin e saj dhe u shtrua në një spital psikiatrik. Përmes disa njohjeve me liderë fetar, midis të cilëve Akbar Hashemi Rafsanjani, ajo u lirua.

Molkara vijoi me fushatën për mbështetjen e kirurgjisë së ndryshimit të seksit. Ajo u konfrontua me Khoeminin në shtëpinë e tij në veri të Teheranit: Ajo veshi një kostum burrash, mbante me vete Kuranin dhe u dhunua dhe u mor nga forcat e sigurisë derisa vëllai i Khomeinit ndërhyri. Ajo u lejua të fliste me Khomeinin dhe arriti ta bindte atë për të realizuar kirurgjinë e ndryshimit të seksit. Khomeini lëshoi lejen në 1986 që e lejoi ta bënte ndërhyrjen. Molkara loboi për këtë kirurgji, duke punuar për të drejtat e transseksualëve. Ajo vetë e përfundoi kirurgjinë e ndryshimit të seksit në Tailandë në 1997, pasi ajo ishte e pakënaqur me cilësinë e spitaleve iraniane.

Në 2007 ajo themeloi dhe nisi të drejtojë shoqatën Iranian Society to Support Individuals with Gender Identity Disorder, grupi i parë i regjistruar për advokimin e të drejtave transgjinore në Iran.

  1. ^ McDowall, Angus; Stephen Khan (25 nëntor 2004). "The Ayatollah and the transsexual". The Independent. Tehran. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2011. Marrë më 25 prill 2011. That Maryam Khatoon Molkara can live a normal life is due to a compassionate decision by one man: the leader of the Islamic revolution himself. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Tait, Robert. "A fatwa for transsexuals". Salon.com. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2011. Marrë më 25 prill 2011. One woman's courage in appealing to the late Ayatollah Khomeini has made Tehran the unlikely sex change capital of the world. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Fathi, Nazila (2 gusht 2004). "As Repression Lifts, More Iranians Change Their Sex". The New York Times. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Tait, Robert (27 korrik 2005). "A Fatwa for Freedom". The Guardian. London. Marrë më 2010-05-12. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Human Rights Report: Being Transgender in Iran" (PDF). Outright. Action International. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 janar 2018. Marrë më 2018-08-06. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)