Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar
Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar Gjinia: Histori. Autori: Uran Butka. Shtëpia botuese: ASD studio. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 272. ISBN 978-9956-40-60-6
Krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese, e ngulur thellë në ndërgjegjien e popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim, në një arsye më shumë për të qenë në mirëkuptim e bashkëpunim në rrugën e përbashkët drejt paqes dhe integrimit europian.
Një komb nuk mund të jetë plotësisht i lirë, nëse nuk e njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kulturuar nëse nuk distancohet nga çdo lloj krimi e dhune, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë nëse nuk është në paqe me veten dhe me të tjerët.