Jump to content

Matja e rrymes dhe tensonit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Matja e rrymës dhe tensionit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ampermetër quhet instrumenti për matjen e rrymës ose edhe madhësitë tjera matëse te cilat mund te shndërrohen ne forme te rrymës. Ampermetri ka rezistence të brendshme te vogël (në rastin ideal zero) dhe duhet të lidhet në seri me qarkun elektrik. Tregimi I vlerës se matur në të jepet me njësin e matjes se rrymës AMPER ose me nënfishat e tij (si mA , µA), kështu qe mere edhe prefiksin “mili” ose “mikro” varësisht nga brezi në të cilin matë.


Voltmetër quhet instrumenti për matjen e tensionit (diferencës se potencialit) ose edhe madhësit tjera matëse te cilat mund të shndërrohen ne forme te tensionit. Voltmetri ka rezistencë të brendshme të madhe (ne rastin ideal infinit ) dhe duhet të lidhet paralel me qarkun ku duhet të matet diferenca e potencialit .Tregimi I vlerës se matur ne te jepet me njësinë e matjes se tensionit VOLT ose me nënfishat e tij (si mV,µV,nV ), kështu që merr edhe prefiksin “mili ,mikro dhe nano” varësisht nga brezi ne te cilin matë.

Janë edhe disa metoda të cilat përdoren për matjen e rrymës dhe tensionit ,te cilat bazohen ne matjen e njërës prej këtyre madhësive ,por njëkohësisht ne mënyrë indirekte matet edhe madhësia tjetër (duke përdorur ligjin e Ohmit). Këto metoda janë:

  • Metoda kompensuese apo potenciometrike,
  • Aparate me qark të mbyllur dhe
  • Aparate me qark të hapur.