Mbishkrimi Dodahundi nishidhi
Doddahundi nishidhi dhe mbishkrimi i tij është një lapidar heroik nga Doddahundi, 18 km nga Tirumakudal Narasipura në distriktin Mysore të shtetit indian Karnataka. Në të gjendet një mbishkrim i padatuar në gjuhën e vjetër kannada që historianët Fleet, Sarma dhe E. P. Rice e kanë datuar nga konteksti si të vitit 840 ose 869.[1][2] Lapidari heroik ka një paraqitje unike në frizë të vdekjes rituale (sallekhana dhe samadhi) të mbretit të dinastisë perëndimore Ganga Ereganga Nitimarga I (që ka mbretëruar në vitet 853-869). Përmendorja u ngrit nga djali i mbretit Satyavakya. Nishidhi të tillë (vend përmendoreje) u ngritën në Indinë mesjetare në nder të personaliteteve të rëndësishme xhainiste që i dhanë fund jetës së tyre vullnetarisht pasi kryen rituale të ashpra përkushtimore.[3][4] Periudha e Gangave perëndimorë prodhoi jo vetëm kolona imponuese (stambha) dhe të skalitura mjeshtërisht por edhe përmendore guri (virgal) të rëndësishme me relieve të jashtëzakonshme.[5] Sipas historianit dhe epigrafistit John Faithfull Fleet i cili botoi mbishkrimin, emrat në përmendore janë tituj dhe jo emra personalë. Ai e daton mbishkrimin në vitin 840 me mendimin se Nitimarga në mbishkrim është në të vërtetë Ranavikrama, djali i mbretit Sripurusha (që ka mbretëruar në vitet 726-788).[2]
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në xhainizëm, termi nishidhi (me variantet nisidhia, nisadhi ose nistige) është vendi ku personi, si psh. një asketik, mbret ose mbretëreshë vdes vullnetarisht, digjen mbetjet ose varrosen mbetjet kockore. Vende të tilla kishin konsideratë të lartë dhe ofrohej rregullisht një piedestal (vedika) dhe lutës (puja dhe pratishtha).[6] Shpesh nishidhigali (që do të thotë guri nishidhi) nuk ishte asgjë më shumë se një shkëmb natyror ose një popël. Mbishkrimet mbi nishidhigal ishtin epigrafe që pavdekësonin dhe përshkruanin arritjet studimore dhe si shenjt të të vdekurit, burr ose grua. Nishidhit të datuara që nga shekulli i VII ekzistojnë në kodrat e Shravanabelagolas. Një përmendore e ngritur nga mbreti Sripurusha për Mahaprabhu Gopayya-n daton nga shekulli i VIII. Doddahundi nishidhi është një nga shembujt më të rëndësishëm të gjetur nga periudha e Gangave perëndimorë.[6]
Relievet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas historianit Sarma, lapidari Doddahundi nishidhi i ka frizat e tij të vendosura mbrenda një paneli katror skajet e të cilit janë të gdhendura për të krijuar përshtypjen e flakëve që theksojnë më tepër ngjarjen e rëndë. Mbreti duke vdekur, i cili shfaq një pamje të qetë, është duke u shtrirë në një shtrat me kokën e tij mbi një nënkrese të dyfishtë dhe është i kujdesuar nga roja i tij personal Agarayya. Një princ i shqetësuar Satyavakya qëndron mbrapa mbretit me një thikë dhe shpatë. Mbishkrimi poshtë frizës lexon "bleta te dy këmbët e zambakut të Arhat Bhattaraka-s" (duke iu referuar Jinasena-s, guruja i mbretërve dhe autori i tekstit xhainist Adipurana).[7]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga
- Arkitektura Dravidiane
- Arkitektura e Karnatakas
- Tirumakudal Narsipura
- Shravanabelagola
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- I.K. Sarma: Temples of the Gangas of Karnataka; 1992, Archaeological Survey of India, New Delhi, isbn 0-19-560686-8.
- E.P. Rice: A History of Kanarese Literature; 1982, botuar për herë të parë në vitin 1921, Asian Educational Services, New Delhi, isbn 81-206-0063-0.
- John Faithfull Fleet: Epigraphia Indica, Archæological Survey of India, Volume VIII; E. Hultzsch (ed.); 1905–1906, Government of India, Kalkuta.