Shravanabelagola
Shravanabelagola është një qytet i gjendur pranë Channarayapatnas së distriktit Hassan në shtetin indian Karnataka dhe që është 158 km nga Bangalore, kryeqyteti i shtetit. Statuja e Gommateshvaras Bahubali në Shravanabelagola është një nga Tirthat (vende pelegrinazhi) më të rëndësishme të Xhainizmit, që shënon një pikë kulmore në aktivitetin arkitekturor dhe skulpturor nën patronazhin e Dianstisë perëndimore Ganga të Talakadit. Chandragupta Maurya thuhet se ka vdekur këtu në vitin 298 p.e.s. pasi u bë një murg xhainist dhe zhvilloi një jetë asketike.[1]
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shravanabelagola gjendet 13 km në jug-lindje të Channarayapatnas në Channarayapatna taluk të distriktit Hassan të Karnatakas. Është një një distancë prej 51 km në jug-lindje të Hassanit, qendrës së distriktit. Është i vendosur në një distancë prej 12 km në jug të autostradës Bangalore-Mangalore (NH-48), 78 km nga Halebidus, 89 km nga Beluri, 83 km nga Mysore, 233 km nga Mangalore, 17 km from Hirisave dhe 157 km nga Bangalore, kryeqyteti i Karnatakas.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shravanabelagola që do të thotë "Pellgu i bardhë i Shravanas" është emërtuar sipas figurës kolosale të Gommatas - prefiksi Śravana shërben për ta dalluar atë nga Belagolat e tjera me prefikset Hale- dhe Kodi-, ndërsa Belagola "pellgu i bardhë" është një aluzion për pellgun në mes të qytetit. Ekuivaletet sanskritisht Śvetasarovara, Dhavalasarovara dhe Dhavalasarasa të përdorura në mbishkrime e përkrahin këtë kuptim. Disa mbishkrime e përmendin emrin e vendit si Belgula, që ka ngritur një tjetër version të emrit nga bima Solanum ferox (patëllxhane me qime). Ky derivim është në aluzion me një traditë që thotë se një e moshuar e devotshme e vajosi plotësisht imazhin kolosal me qumështin e sjellë me vete në një gullakayi ose patëllxhane. Vendi është i përcaktuar edhe si Devara Belgola, "Pellgu i bardhë i zotit" dhe Gommatapuram, "qyteti i Gommatas" në disa mbishkrime.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shravanabelagola ka dy kodra, Chandragiri dhe Vindhyagiri. Acharya Bhadrabahu dhe nxënësi i tij, Chandragupta Maurya besohet se kanë medituar këtu.[2] Basadi i Chandraguptas, që i është kushtuar Chandragupta Mauryas, u ndërtua fillimisht këtu nga Ashoka në shekullin e III p.e.s.. Chandragiri ka gjithashtu përmendore për murgj Shravaka të shumtë që kanë medituar këtu që nga shekulli i V i e.s., duke përfshirë mbretin e fundit të dianstisë Rashtrakuta të Manyakhetas. Chandragiri ka edhe një tempull të famshëm të ndërtuar nga Chavundaraya.
Mbi kodrën Vindyagiri gjendet statuja monolitike 17.6 m e lartë e Gommateshvaras.[3] Konsiderohet si statuja monolitike prej guri më e madhe në botë. Baza e statujës ka një mbishkrim në Prakrutha dmth. në shkrimin devnagari, që daton nga viti 981. Mbishkrimi lavdëron mbretin dhe gjeneralin e tij, Chavundaraya që e ngriti statujën për nënën e tij. Çdo dymbëdhjetë vjet, mijëra besimtarë mblidhen këtu për të kryer Mahamastakabhisheka-n, një ceremoni spektakolare në të cilën statuja vajoset me ujë, shafran, mjell orizi, lëng kallam sheqeri, brum druri sandali, dhe lule të arta dhe të argjendëta. Mahamastakabhisheka tjetër do të kryhet në vitin 2018. Statuja është quajtur 'Statuja e Gommateshvaras' nga banorët kannada të Karnatakas, por xhainistët i referohen me emrin "Bahubali".
Basadit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- . Basadi Akkana: i ndërtuar në vitin 1181 ka si hyjni kryesore të tempullit tirthankarën (shenjtor) e njëzet e tretë të xhainizmit, Parshëanath.
- . Basadi i Chandraguptas: i vendosur në shekullin e IX. Qela e mesme e këtij tempulli ka figurën e Parshvanathas, në të djathtë të figurës së Padmavathit dhe në të majtë të figurës së Kushmandinit, të gjithë në pozicione të ulur.
- . Basadi i Shantinathas: ky tempull i është kushtuar Shantinathas dhe është ndërtuar rreth vitit 1200.
- . Basadi Parshwanatha: Kjo është një strukturë e bukur me mure të jashtme të dekoruara. Imazhi i Parshwanathas 5.5 m i lartë është statuja më e lartë në kodër. Manastambha (kolonë monumentale) është e skalitur në të katërta faqet dhe përmban figura të Padmavathit në jug, Yakshas në lindje, Kushmandini i ulur në veri dhe një kalorës në galop në perëndim. Kolonat në navaranga janë të tipit të rrumbullakët të stilit Ganga me modelime kambane, vazoje dhe rrote.
- . Basadi Kattlae: Ky është i vendosur në të majtë të Basadit Parshwanatha dhe në fakt ky është më i madhi i të gjitë basadëve në këtë kodër. Basadi Kattlae i është kushtuar kryesisht adhurimit të tirthankaras së parë xhainiste Rishabhnatha. Këtu gjendet imazhi i Adinatha Thirthankaras dhe gjithashtu i Pampavathit në Kaisale.
- . Basadi Chandraprabha: I është kushtuar adhurimit të tirthankaras së tetë, Chandraprabha. Në të basad gjenden imazhet e Shyama-s, Jwalamalini-t, Yaksha-s dhe Yakshi-t. Basadi është një strukturë prej tullash e ngritur mbi një bazë guri. Ky tempull mund të jetë më i vjetri në kodër dhe është i datuar rreth vitit 800. Thuhet se është ngritur nga mbreti Ganga, Sivamara II.
- . Basadi Suparshwanatha: Mbi imazhin e kokës së Suparshvanathas është skalitur gjarpëri me shtatë koka të ngrehura.
- . Basadi Chamundarayaraya: është më i rafinuari dhe një nga tempujt më të mëdhenjë në kodër. I është kushtuar Neminathas, tirthankara i njëzet e dytë. Sukhanasi konsison në figura të mira të Sarvahnas dhe Kushmandinit, yakshas dhe yakshit të Neminathas. Daton nga vitit 982.
- . Basadi Chavundaraya : Ky basad është ndërtuar në vitin 982 nga Chavundaraya. I është kushtuar adhurimit të Neminatha Swamy-t, tirthankara i njëzet e dytë. Ky është i ndërtuar si basadi më i bukur i të gjithëve.
Gjëra të tjerë të shquara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shravanabelagola është vendndodhja e lashtë e Bhattaraka Mathas, që i përketë linjës së trashigimisë Desiya Gana të Mula Sangh-ut, nga tradita manastirore xhaine Digambara. Bhattarakat janë të gjitha të emërtuara Charukirti.<ref>Bahubali College of Engineering Arkivuar 21 tetor 2015 tek Wayback Machine është një institut arsimor në Shravanabelgola.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga
- Arkitektura dravidiane
- Talakadi
- Basadi Panchakuta në Kambadahalli
- Beluri
- Halebidu
Imazhe nga Shravanabelgola
|
---|
|
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vir Sanghvi, "Rude Travel: Down The Sages", Hindustan Times, arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2015, marrë më 3 korrik 2016
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ S. Settar: Inviting Death: Historical experiments on sepulchral hill; Karnatak University, Dharwar, 1986
- ^ "Delegates enjoy a slice of history at Śravaṇa Beḷgoḷa". Chennai, India: The Hindu. 1 janar 2006. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2012. Marrë më 10 qershor 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- B. Lewis Rice: Inscriptions at Sravana Belgola: A Chief Seat of The Jains, (Archaeological Survey of Mysore); Bangalore: Mysore Govt. Central Press; 1889
- Vilas Adinath Sangave: Facets of Jainology: Selected Research Papers on Jain Society, Religion, and Culture; 2001, Popular Prakashan, Bombei, isbn 978-81-7154-839-2
- Vir Sanghvi, "Rude Travel: Down The Sages", Hindustan Times, arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2015, marrë më 3 korrik 2016
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - S. Settar: Inviting Death: Historical experiments on sepulchral hill; Karnatak University, Dharwar, 1986
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Shravanabelagola. |
- Shravanabelagola udhëzues të udhëtimeve nga Wikivoyage