Basadi i Çandraguptës
Basadi i Chandraguptas është një nga basadit (tempujt xhainistë) më të vegjël në Kodrën Chandragiri në Shravanabelagola të shtetit indian Karnataka. Është ndërtuar midis shekujve të IX dhe të X në nder të perandorit mauryan Chandragupta Maurya, që e kaloi aty fundin e jetës në meditim. Basadi i Chandraguptas së bashku me basadit e tjerë janë nën autoritetin e Mathas xhainiste të Shri Shravana Belgolas.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Basadi në zanafillë konsistonte në tre qela të vendosura në një linja dhe të hapura në një kalim të ngushtë. Ai është i drejtuar nga jugu dhe qelat në të dy krahët ka kulla të vogla mbi to që janë të ngjashmë me stilin chole. Një hyrje zbukuruese i është shtuar më pas, përball me panelet prej guri anash. Panelet kanë hapje katrore dhe janë të skalitura me relieve të imta, të interpretuara nën dritën e traditës xhainiste, si skena nga jetët e Srutakevalit, Bhadrabahut dhe Chandragupta Mauryas.
Në rreshtat e alternuara të paneleve lindore vërehen disa parregullsi për shkak të vendosjes së gabuar. Duke zëvendësuar gurin e kryes në fund dhe të fundit në krye, rregullsia e rreshtave korrespondon me ato të panelit perëndimor. Qela e mesme e këtij tempulli ka figurën e Parshvanathas, në të djathtë të figurës së Padmavathit dhe në të majtë të figurës së Kushmandinit, të gjithë në pozicion të ulur. Në verandë ndodhen disa figura në këmbë të Dharanendra yakshas në skajin e djathtë dhe të Sarvahna yakshas në të majtë. Tempulli hapet në hollin ballor që formon edhe hyrjen në basadin Kattale. Në këtë holl qëndron një figurë e Kshetrapalas përkundrejt qelës së mesme të basadit të Chandraguptas. Muret e jashtme janë të dekoruar me gjysëm-kolona, friza, nike, koka dhe trupa luanësh kryesisht në çifte të drejtuara nga njeri-tjetri. Sipas traditës ky tempull u ndërtua në nder të perëndorit Maurya Chandragupta. Pllakata në një nga panelet është pa dyshim emri i skulptorit që bëri panelet dhe skaliti hyrjen. Ai është me shumë gjasa identik me skulptorin që skaliti disa nga imazhet e rafinuara të kllapave të konsujve të Tempullit Chennakesava në Belur dhe kështu që periudha e paneleve dhe skalitjes së hyrjes duhet ti përkasë afërsisht mesit të shekullit të XII. Pjesët e tjera të ndërtesës janë disa nga më të vjetrat në kodër, me gjasa që nga shekulli i IX ose i X.[1]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga
- Arkitektra Dravidiane
- Shravanabelagola
- Kodra Chandragiri
- Basadi Panchakuta në Kambadahalli
- Talakadi
- Beluri
- Halebidu
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Chandragupta basadi, arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016, marrë më 3 korrik 2016
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Basadi i Chandraguptas. |