Mbledhja e të dhënave
Mbledhja e të dhënave ose koleksionimi i të dhënave është procesi i mbledhjes dhe matjes të informacioneve në për variabla të caktuara nga modeli i një sistemi, të cilat pastaj mundësojnë përgjigjen për pyetjet përkatëse dhe të vlerësoj rezultatet. Komponenti i mbledhjes së të dhënave në hulumtim është i ngjashëm për të gjitha fushat e studimit duke përfshirë shkencat fizike dhe sociale, shkencat shoqërore dhe të biznesit. Përderisa metodat ndryshojnë sipas disiplinës, me theks të veçantë në sigurimin e saktë dhe të ndershëm, koleksionimi mbetet i njëjtë. Qëllimi për të gjithë mbledhjet e të dhënave është që të merret evidencë kualitative të cilat më pas përkthehen për të pasur analizë të të dhënave dhe të lejojë ndërtimin e përgjigje bindëse dhe të besueshme për pyetjet që janë shtruar.
Rëndësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësisht nga fusha e studimit ose preferenca për përcaktimin e të dhënave (sasiore ose cilësore), mbledhja e saktë e të dhënave është thelbësore për të ruajtur integritetin e kërkimit. Edhe zgjedhjen e përshtatshme e instrumenteve për grumbullimin e të dhënave (ekzistuese, të modifikuara, ose të zhvilluara rishtazi) edhe udhëzimet e përcaktuar në mënyrë të qartë për përdorimin e tyre të saktë zvogëlojnë gjasat e gabimeve që ndodhin.
Një proces formal për mbledhjen e të dhënave është e nevojshme që ai të siguron se të dhënat e mbledhura janë të edhe të përcaktuara edhe të sakta, dhe se vendimet e mëvonshme të bazohet në argumentet të paraqitura në rezultatet janë të vlefshme.[2]
Llojet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në përgjithësi ekzistojnë tri lloje të mbledhjes së të dhënave dhe ato janë:
1. Sondazhet: Pyetësorë të standardizuar me letër dhe laps ose telefon që pyesin pyetje të paracaktuara.
2. Intervista: Bisedë e strukturuar apo spontane një-në-një individë apo të udhëheqës të komuniteteve.
3. Grupe të fokusuara: Intervista të strukturuara me grupe të vogla ngjashëm si me individët duke përdorur pyetje të standardizuara, nën-pyetje, dhe hulumtimin e temeave të tjera që mund të dalin për të kuptuar më mirë pjesëmarrësit
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lescroël, A. L.; Ballard, G.; Grémillet, D.; Authier, M.; Ainley, D. G. (2014). Descamps, Sébastien (red.). "Antarctic Climate Change: Extreme Events Disrupt Plastic Phenotypic Response in Adélie Penguins". PLoS ONE. 9 (1): e85291. doi:10.1371/journal.pone.0085291. PMC 3906005. PMID 24489657.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) - ^ Data Collection and Analysis By Dr. Roger Sapsford, Victor Jupp ISBN 0-7619-5046-X
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Byroja e Statistikave, Guajana nga Arun Sooknarine