Jump to content

Mbretëria Dardane, histori e shkurtër e shtetit 2400 vjeçar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mbretëria Dardane, histori e shkurtër e shtetit 2400 vjeçar Gjinia: Histori. Autori: Luan Përzhita. Shtëpia botuese: "Botart". Viti i botimit 2009. Faqet e librit 96. ISBN 978-99943-807-7-0

Ky botim shënon përpjekjen e parë në këtë fushë për njohjen e plotë të historisë 2400- vjeçare që kaloi populli shqiptar i Kosovës. Në mënyrë sintetike, libri pasqyron rrugën e gjatë mijëravjeçare të Kosovës së sotme, e cila në antikitet njihej nga emri i fisit ilir Dardan.

Banorët e këtij fisi shtriheshin në veri të Novi Pazarit, Nishit, në të gjithë Kosovën, Maqedoninë Veriore, si dhe në verilindje të Shqipërisë. Libri është ilustruar me foto nga zbulimet arkeologjike të kryera në territorin e Kosovë gjatë viteve të fundit nga autori dhe kolegët e tij arkeologë.