Jump to content

Mbreteriterilindjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mbretëriterilindjes - Loja me e mire RPG shqip !

Loja dita e ditës po behet me interesante tani jemi me te fuqishëm si shtet janë harruar kohërat kur kemi qen 50 banore, ftoj gjithë RPG gamers për tu regjistruar në loje për te dëshmuar aftësitë e tyre për politik, ekonomi, strategji luftimi, ballafaqim në debat etj.

Tani loja numëron diku rreth 3.079.000 lojtar.

Provojeni

Citim : Celsius online në vitin 2004 hapi për here te pare në France versionin e pare te Mbretëriterilindjes Role Praying Game on line, kjo loje e ambientur në shekullin e XV menjëherë pas rënies se Kostandinopolit. Pas suksesit te arritur në France (plot 70 000 lojtar aktiv) loja filloj te përhapej në gjithë Evropën nga viti në vit. Në 16 janar te këtij viti fale punës se disa personave u be e mundur hapja e versionit shqip dhe krijimin Principatës se Kastriotit me qytetin e pare te tij Lezhën. Në ketë mënyre çdo person që regjistrohet në loje mund te zgjedhi si opsion te banoje edhe në Arbëri përveç mbretërive te tjera te vitin 1457. Kanë kaluar plot 5 vjet nga hapja e lojës dhe loja ka pasur disa progrese si në aspektin grafik ashtu edhe për sa i përket opsioneve te reja te lojtareve, edhe koha në loje ecën aktualisht mbretëriterilindjes qenden në vitin 1457.

Persa i përket aspektit Role playing game online, këto lloj lojërash nuk janë shumë familjare në vendin tone. Vitet e fundit ka pasur një bum te vërtete te tyre, me kujtohet viti 2004 kur në Gjermani filloj epoka e Ogame dhe kështu me rralle duke ardhur deri në ditët e sotme ku gjejmë lojëra te tjera online shumë popullore si Travian, Tribalwars, Mafia etj.

Kur flasim për RPG online është e qarte se aspekti grafik është shumë me i dobët në krahasim me lojërat në PC apo Xbox, ajo që ka bere te mundur suksesin e tyre për mendimin janë disa aspekte : mundësia për tu ballafaquar me dhjetëra mijëra lojrar te tjerë online, vazhdueshmëria në kohe (luan çdo dite dhe çdo dite ballafaqohesh me te reja), mundësia për te luajtur online falas në çdo moment (disa lojëra kanë edhe opsion për te paguar por kjo është diçka ekstra jo e domosdoshme për ata persona që kërkojnë te kenë me shumë lehtësi në loje, kjo që i jep mundësi edhe vete lojërave për te qëndruar falas), forumi ku lojtaret organizohen shpesh në Aleanca (psh Travian apo Tribalwars) dhe ndihmojnë njëri tjetrin ose ndërthurin plane luftarake mes aleancash.

Për te dalur tek Mbretëriterilindjes që aktualisht ka mbi 300 000 lojtar aktiv dhe është vazhdimisht në rritje.

Ajo që dallon Mbretëriterilindjes nga lojërat e tjera RPG online është në radhe te pare evolucioni i saj në vite, modifikimet e vazhdueshme te admineve ecur me kohen dhe duke i sjelle lojtareve çdo vite opsione te reja.

Le te zbërthejmë pak lojën nga brenda :

Në radhe te pare duhet te zgjedhësh personazhin mashkull apo femër, pasi te jeni regjistruar do te gjendeni në një qytet mesjetar, po marrim si shembull Lezhën meqë është edhe qyteti i pare në Arbëri. Personazhi juaj duhet te ha çdo dite dhe duhet te punoj nqs doni te ecni në loje.

Loja është e ndare në nivele një person i sapo regjistruar është i nivelit 0 dhe ngadalë sa pere që kalon një nivel atij i hapen disa perspektiva te reja, pra loja te nxit që te rriteni sa me pare në nivel. Por kujdes te rritesh në nivel do kohe kjo nuk behet në 2 ose 3 dite ndryshe loja do te kishte fund ! Nivelet janë nga 0 deri në 5 që është i fundit.

Personazhi juaj nqs nuk ha pas disa ditësh mund edhe te vdes urie, prandaj kur regjistroheni keni 2 cope bukë në inventar dhe 50 lek në xhep. Në tregun e qytetit ka plot mallra por jo te gjitha këta i duhen një banori te ri. Për sa i përket punës ka disa opsione për te punuar mund te punosh në miniere jashtë qyteti, mund te shikosh ofertat e punës në Bashki, mund te punosh në pyll me pre dru (kjo varet nga qyteti në qytet disa qytete kanë dhe liqen ku mund te peshkosh ose kanë frutore ku shkon për te vjele fruta) ose mund te punosh në kishe. Për me shumë informacione për te kaluar në nivele në loje ka një udhëzues, përveç kësaj ka edhe disa tutor në çdo qytet që mund te gjeni te ulur në ndonjë taverne duke pire birre te cilët janë te gatshëm tju ndihmojnë në çdo pyetje apo paqartësi te lojës. Duke qëndruar i ulur në taverne keni shumë mundësi për te njohur shumë banore te tjerë te mbretërisë tuaj mbes te cilëve ndoshta edhe kryebashkiakun apo vete Princin e vendit.

Në nivel 1 çdo banor merr një ose dy toka, pra je një fshatar i thjeshte dhe ke në shtëpi te thjeshte. Tipet e tokave që mund te gjesh në loje janë : toke me grurë, toke me misër, toke me zarzavate, toke me lope, gica ose dele. Nga secili nga këta merr produkte te ndryshme që ke mundësi ti shesësh në treg.

Zgjedhjet, si bashkia ashtu edhe principata zgjedhën nga populli, pra çdo njëri me përvoje mund te behet bashkiak apo edhe një dite vete Princ i Arbërisë, nqs ndonjëri është i pakënaqur me situatën në qytet mund te demonstroje përpara bashkisë por kujdes, shteti ka edhe ligje, dhe nqs thyen ligjet shkon në gjykatë ku do ngrihen akuza ndaj teje dhe do hapet një proces, mund te rrezikosh nga gjoba deri në burgim për disa dite. Dhe nqs mërziteni hapni një taverne ftoni miqet tuaj ofroni birra dhe dehuni deri vone duke treguar historia dhe bëma, luani poker texas-hole në taverne me banoret e tjerë për te kaluar kohen, mund te organizoni edhe torne në qytet nqs ju pëlqen pokeri !

Vjen një dite dhe do kalosh në nivel 2, opsionet e tua në loje do shtohen, nuk do jesh me një fshatar i thjeshte i pa përfillur nga shkalla e larte e mbretërisë, por do jesh një zanatçi dhe shumë vete do kenë nevojë për ty. Do kesh dyqanin tënd ku mund te ushtrosh një nga këta zanate: marangoz, mullixhi, furtar, farkëtar, rrobaqepës, ose kasap.

Në nivel 3 do ju shtohet mundësia për te shkuar në Universitet, një person i ditur është me i vlefshëm për principatën e tij, do te zgjidhni disa rrugë diturie kur te kaloni në nivel 3 : te shtetit, te ushtrisë,te shkencës apo edhe fetare. Secila nga këto rrugë do çoje një një drejtim te veçantë, psh në rrugën ushtarake do te mësoni se si formohet ushtria dhe një dite mund te bëheni gjeneral i ushtrisë se Pricit, në atë shtetërore do merreni me aspektin ligjeror, taksat, tregtar te shtetit, në rrugën e shkencës do keni mundësi te luftoni sëmundjet që do rrezikojnë qytetin tuaj, në rrugën fetare do shkoni në kishe dhe do bëni karriere në Dioqeze, duke u bere prift deri edhe Peshkop apo Kardinal.

Në nivel 4 ju tashme jeni një aristokrat, dhe do përqendroheni në ndërtimin e viles tuaj në kryeqytet.

Opsione te tjera, persa i përket dallimit nga lojërat e tjera Mbretëriterilindjes ka edhe një opsion te veçante në te cilin nqs ju për një fare kohe nuk kemi mundësi që te luani (psh. kur shkoni me pushime), nuk ka asnjë problem ju mund te dërgoni personazhin tuaj në kishe në meditim dhe aty mund te rrij deri në tre muaj dhe nuk do i ndodh gjë.

Aspekti i forumit : Shumë lojtar për ti dhen një aspekt me te gjalle lojës por edhe për te hyre me shumë në mesjetën shqiptare zhvillojnë ngjarjen e lojës edhe në forum.

Në forum bëhen plot gjera, psh debatet elektorale para zgjedhjeve te Principatës apo bashkisë mes partive konkurrues, debate te cilat shpesh kthehen edhe në tensione te ashpra por te njëjtën kohe te argetojin dhe në ato debate tregon veten se sa je i afte për tu përballuar me kundërshtarin tënd politik ose një qytetar te thjeshte, apo sa je i afte ti si një fshatar i thjeshte për te kundërshtuar një politikan apo një persone te shtresës se larte.

Gjithashtu në forum zhvillohen edhe debate tjera si : për zgjidhjen e problemeve në Principate apo në ndonjë qytet te Principatës, ankesat e banoreve te qytetit (psh : në çmime te larta, papunësi, mungesa e ushqimeve etj), lajmërimet nga qeveria e Principatës, vendimet e tyre apo shpallja e ndonjë ligji te ri. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme për zhvillimin e një vendi është diplomacia, edhe kjo behet poashtu shumë here në forume, ose në forume tjera përkatëse te një vendi. Ti mund te bëhesh ambasador i Arbërisë shembull dhe si i tille ti do mundohesh te lidhesh marrëveshje, traktate, aleanca etj, mes Arbërisë dhe vendeve tjera.