Mediumet transmetuese
Abstrakti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne ketë punim do te flasim për mediumet transmetuese fizike. Ne fillim te punimit do te njihemi ne mënyre te përgjithshme për mediumet transmetuese. Pastaj, do te ceken vetitë themelore te mediumeve transmetuese, ndarjen e mediumeve, dhe përshkrimin ne detaje te çdo mediumi te mbyllur. Një vëmendje te posaçme do i kushtojmë mediumet transmetues Optik me te cilin do te njihemi me ne detaje, duke cekur llojet e tij si dhe përshkrimin për to, duke mos harruar përparësitë dhe mangësitë e tij. Po ashtu, nga fijet Optike do te kemi një sqarim për fijet Optike me indeks shkalle dhe indeks gradual. Fundi i punimi do te përfshije përfundimin si dhe referencat e përdorura ne ketë punim.
Mediumet transmetuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mediumi transmetues është pjesa e sistemit transmetues që ka për detyrë bartjen e sinjalit. Karakteristikat e mediumit transmetues ndikojnë shumë në cilësinë e transmetimit të sinjalit. Për transmetimin e të dhënave janë të rëndësishme këto veti themelore të mediumeve transmetuese: gjerësia e brezit frekuencor, prej nga varet shpejtësia e transmetimit, distanca në të cilën mund të transmetohet sinjali, e mos të vije deri te humbja e informacionit, ndjeshmëria ndaj zhurmave. Mediumet transmetuese mund të ndahen në:
- mediume të hapura
- mediume të hapura dhe
- mediume të mbyllura.
Secili medium i ka specifikat, përparësitë dhe mangësitë e veta.
Mediumet e hapura
Medium transmetues i hapur është ajri. Duke shfrytëzuar pikërisht këtë medium transmetues janë ndërtuar sistemet transmetuese, radio-role dhe ato satelitore. Mirëpo ne në ketë punim do te flasim kryesisht për mediumet e mbyllura apo mediumet fizike.
Mediumet transmetuese të mbyllura
Mediumet transmetuese të mbyllura janë: linjat transmetuese metalike dhe fija optike. Në linja metalike bëjnë pjesë: linja ajrore me dy përçues, linja telefonike (kablloja simetrike), kablloja UTP, STP dhe linja (kablloja) koaksiale. Brezi frekuencor dhe distanca e transmetimit të këto mediume varet prej kapacitetit, induktivitetit dhe rezistencës omike të përçuesve, si dhe prej tipit të përçuesve. Rezistenca e dobëson sinjalin, ndërsa kapaciteti dhe induktiviteti ndikojnë në zhvendosjen fazore, përkatësisht në deformime. Shpejtësia e përhapjes së sinjalit nëpër këto mediume është v=2.108 m/s.
Fija optike është mediumi më i ri dhe ka filluar të përdoret në fillim të viteve 70, dhe është ndër mediumet më te suksesshme deri me tani. Qoftë sa i përket dobësimit, distancës transmetuese, apo deformimeve tjera të sinjalit.
Në vijim do ti paraqesim disa nga vetit kryesore të disa nga mediumeve kryesore transmetuese te mbyllura.
Kabllot STP (Shielded twisted pair) - çiftet e telave të dredhur të izoluar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kabllo STP është një kabull e cila përdoret për bartjen e të dhënave në distanca jo shumë të gjata. Është kabllo e përbërë prej 8 fijeve nga bakri të cilët dallohen ndërmjet tyre në bazë të ngjyrave të mbështjellëses së këtyre fijeve. Këto 8 fije të kabllos STP janë të grupuara në 4 grupe me nga 2 fije të përdredhura së bashku. Një kabllo e tillë është paraqitur në fig
Specifikë e kësaj kabllo është se përbëhet prej 4 fijeve me 4 ngjyra të ndryshme, që janë pothuajse standarde, e ato janë: ngjyra e portokalltë, e gjelbër, e kaltër dhe ngjyra kafe, ndërsa fijet të cilat çiftëzohen me këto 4 fije “primare”, mbështjellësit e tyre i kanë ngjyrat: gjysmë portokalltë, gjysmë gjelbër, gjysmë kaltër dhe gjysmë kafe. Çdo çift i fijeve është i mbështjellur me folie metalike.
Të katër çiftet e fijeve janë përsëri të mbështjellura me një folie metalike të përbashkët. Kjo shtresë shërben për mbrojtjen e fijeve nga lagështia dhe interferencat e ndryshme. Në fig është paraqitur një kabllo STP e mbeshtjellur.
Përdredhja e përcjellësve ndihmon ne reduktimin e interferencave që paraqiten te sinjalet që transmetohen nëpër këto fije. Sa më i përdredhur te jetë kabllo aq më rezistent është ndaj interferimeve dhe zhurmave të jashtme. Eliminimi i interferimeve (me vlera pozitive), apo zhurmave realizohet në atë mënyrë që zhurmat që paraqiten në pjesën pozitive eliminohen me ato që paraqiten në pjesën negative gjatë kalimit në piken zero. Kjo mund të tregohet më mirë nëse e shikojmë fig.
Përdorimi i kësaj kablloje varet nga:
- Raporti i përdredhjes.
- Numri i çifteve të përcjellësve.
- Cilësia e bakrit të përdorur.
- Tipi i mburojës që ka etj.
Kabllo STP zvogëlon zhurmën elektrike, interferencat magnetike dhe interferencat radiofonike.
Gjerësia maksimale e transmetimit të paketave të shënimeve me anën e këtij mediumi është 100 m, ndërsa gjerësia e brezit të transmetimit është 10-100Mbps.
Kabllo UTP (Unshielded Twisted Pair) - Çiftet e telave të dredhur të paizoluara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kabllo UTP është i ngjashëm me kabllon STP, por me disa dallime të vogla, pasi që ky lloj mediumi është më i lehtë për t’u terminuar (instaluar) pasi që në këtë kabull ekziston vetëm një mbulesë dhe atë në pjesën e jashtme te të 4 çifteve të telave (shih figurën 1.6). Por për dallim nga kabllo STP, kabllo UTP është më pak imune sa i përket interferencave dhe dobësimit, prandaj kjo kabull përdoret kryesisht në ambientin e brendshëm të objektit e jo në bartjen e informacioneve nga objekti në objekt. Kablloja STP kryesisht për shkak izolimit që ka është mjaft imune ndaj interferimeve dhe dobësimeve që vinë nga ambienti, prandaj kryesisht përdoret në ambiente te jashtme, si p.sh. lidhja e pajisjeve nga një objekt në tjetrin.
Edhe ky kabull ka gjatësinë e transmetimit deri në 100 metra, ndërsa brezin e transmetimit 10 – 100 Mbps. Konektori i cili duhet terminuar në këtë medium quhet konektori RJ-45. Duhet pasur kujdes gjatë terminimit sepse nëse e thyejmë kabllon nën kënd më të madh se 90 shkallë, mund të mos jetë funksional.
Avantazhet e kabllos UTP janë:
- Kabllo është më e lirë Lehtë për tu mirëmbajtur dhe instaluar,
- Mund të përdoren me disa lloje të teknologjive, si: televizionet, kamerat, kompjuterët dhe telefonat.
- Mund të mbështet transmetimin e shumë sinjaleve nëpër kabllon e njëjtë, ndryshe prej kabllove kaoksiale.
Kabllo UTP është kabllo më e zakonshme që përdoret për krijimin e rrjetave kompjuterik lokale LAN. UTP gjithashtu ka gjetur përdorim në aplikacionet me video, kryesisht në kamerat e sigurisë.
Kabllo koaksiale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për dallim nga mediumet që u ceken më lartë, kabllo koaksiale përbëhet prej një përçuesi të bakrit në mes, i cili është në formë të një cilindri të hollë dhe i cili pastaj është i mbuluar me një izolues plastik, e më pas përbëhet prej mbështjellësit të gërshetuar të bakrit i cili përdoret si përçuesi i dytë brenda këtij mediumi, dhe se të gjitha këto janë të izoluara me mbështjellësin e jashtëm. Një kabllo e tillë është paraqitur në fig.
Për shkak te izoluesit dhe mbrojtjes metalike kablloja koaksiale ka një rezistence mjaft të madhe ndaj interferencave dhe zhurmave të ndryshme qe paraqiten si rezultat i faktorëve të ndryshëm.
Mund të transmetoje në një distancë më të madhe se sa kabllot UTP dhe STP, pa pasur nevojë te përdoren amplifikues, por në përgjithësi është një kabllo e shtrenjtë, meqenëse kërkon shumë lëndë materiale në përgatitjen e tij.
Një e mete shume e keqe është se nuk përballon një kapacitet të lartë për transmetim. Për ndërtim të rrjetave kompjuterike lokale, nuk është më i përdorshëm se sa kabllo UTP, sidomos jo në këto 10 vitet e fundit, pasi që kartelat e rrjetës me të cilat lidhet ky kabllo nuk kanë shpejtësi të transmetimit të paketave më të madhe se 10 Mbps.
Një përparësi e këtij mediumi është se gjatësia e këtij kablloje mund të shkojë deri në 500 metra, gjë që e bën të përdorshëm kur kemi të bëjmë me lidhje të nyejve që janë në distanca më të mëdha. Konektori i cili duhet terminuar në këtë medium quhet konektori BNC.
Fijet optike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fijet optike janë mediumet më bashkëkohore për transmetim. Fijet optike janë të tejdukshme me formë cilindrike dhe me diametër prej 2 deri 200*10^(-6)m .
Fijet optike kryesisht janë të prodhuara prej qelqi, por ato mund të prodhohen edhe prej plastike. Si rezultat i humbjeve të vogla, brezit të gjerë të transmetimit, fijet optike mund të përdoren për transmetime në distanca shumë më të gjata se sa kabllot e bakrit; në rrjetet e të dhënave fijet optike mund të përdoren në një distancë rreth 50 km pa përdorur përsëritës. Pesha e tyre dhe madhësia e vogël i bënë fijet optike mjaft ideale për aplikim në krahasim me kabllot e bakrit, ku, me përdorimin e multiplekserëve, një fije optike mund të zëvendësojë me qindra kabllo bakri.
Kjo është një gjëshumë e mirë për një fije të hollë qelqi, por përfitim real në industrinë e të dhënave është imuniteti i fijes optike ndaj interferimeve elektromagnetike, dhe fakti që qelqi nuk është përçues elektrik. Në fig. është paraqitur forma e një kablloje me fije optike. Siç shihet, kablloja optike përbëhet nga bërthama (e cila mund të jetë nga qelqi ose plastika), mbështjellësja përreth bërthamës dhe nga një mbështjellëse e jashtme (nga plastika), e cila shërben si shtresë mbrojtëse për fijen.
Ndërmjet dy mbështjellëseve të fijes gjendet një rrjetë e përbërë nga fijet prej kevleri që shërbejnë për përforcim të fijes optike dhe e mbrojnë atë nga thyerjet.
Fija optike mund të përdoret si medium për telekomunikime dhe rrjete, sepse fija optike është fleksibël dhe mund të lidhet si kabllo. Kjo është veçanërisht e dobishme për komunikimet në distanca të gjata, sepse drita përhapet nëpër fije me dobësim më të vogël në krahasim me kabllot elektrike. Kjo mundëson që të bëhet shtrirja në distanca më të gjata me një numër më të vogël të pajisjeve për përsëritje të sinjaleve.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Barrie Sosinsky, Networking Bible. Everything you need to set up and maintain large or small networks, September 15, 2009.