Mehmedali Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mehmedali Q. Hoxha lindi më 5 janar 1924LadorishtStrugës, Maqedoni ishte pedagog dhe gazetar shqiptar.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrjedh nga një familje e nderuar me tradita arsimore e kombëtare. Shkollën fillore e kreu në gjuhën serbokroate në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme – Medresenë në Shkup, në prag të Luftës së Dytë Botërore, nderkaq kursin pedagogjik tremujor në Normalen “Sami Frashëri” në Prishtinë, me 1942. Punoi si mësues, pedagog, gazetar, redaktor i Flakës së Vllazërimit, redaktor revistash për fëmijë, hartues e përpunues tekstesh e abetare shkollore dhe autor artikujsh të shumtë. Për punën e tij patriotike, ai u burgos në vitin 1968. Vdiq në vitin 1991.

Veprimtaria letrare[redakto | redakto tekstin burimor]

Kritikë për Mehmedali Hoxhën[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Prof. Selajdin Mehmeti:
- Vjershat e Mehmedali Hoxhës shquhen për intonacionet lirike që përshkohen nga emocione të ndryshme dhe të cilat bashkë me teknikën që shtjellohen në to formojnë një unitet të veçantë. Begatia e motiveve, larmia, gjërësia dhe vlerat artistike e vjershave të Mehmedali Hoxhës, e radhisin atë ndër poetët e njohut jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë.
  • Kalosh Çeliku:
- Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova kishte Esat Mekulin, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kishin Mehmedali Hoxhën
  • Prof.dr. Nebi Dervishi:
- Mehmedali Hoxha – figurë komplekse, vizionar dhe burrë i besës, fjalës dhe penës së artë.