Ladorishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat:41°09′51″ Veri 20°37′23″ Lindje 41.164167° Veri 20.623056° Lindje

Ladorishti
Ladorishti
Радолишта
—  fshat  
Pamje nga Ladorishti

Foto e Ladorishtit

Administrimi
Shteti Republika e Maqedonisë Maqedonia
Kryetari Xhevdet Dauti
Statistika dhe Territori
Koordinatat Koordinatat:41°09′51″ Veri 20°37′23″ Lindje 41.164167° Veri 20.623056° Lindje41°09′51″ Veri 20°37′23″ Lindje 41.164167° Veri 20.623056° Lindje
Lartësia 820 m (m.n.d)
Popullsia 3.119 banorë [1]
Prefiksi 046
Kodi Postar 6333
Vendndodhja
Nuk gjendet harta (IRJM )
Webfaqja
(shqip )

Ladorisht, (Maqedonisht: Радолишта/Radolišta) është fshat në Komunën e Strugës, Maqedoni.

Gjeografia

Ky fshat ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Strugës, rrëzë malit Jabllanicë. Ka tokë pjellore, kullosa dhe pyje. Popullata merret me bujqësi dhe blegtori. Fshati është kodrinoro-malor në lartësi mbidetare prej 700-820 metra.

Demografia

Ladorishti është një ndër fshatrat më të mëdhenj të rajonit të Strugës me rreth 700 shtëpi dhe mbi 3100 banorë sipas vitit 2002, shumica e tyre shqiptarë [1].

Popullsia sipas etnisë:

Shqiptarë Maqedonas Turq Të tjerë Gjithsej
Meshkuj 1540 21 1561
Femra 1545 1 1 11 1558
Gjithsej 3085 1 1 32 3119

Popullsia sipas gjuhës:

Gj. shqipe Gj. turke Gj. serbe Të tjerë Gjithsej
Meshkuj 1542 19 1561
Femra 1545 1 1 11 1558
Gjithsej 3087 1 1 30 3119

Popullsia sipas përkatësisë fetare:

Muslimanë Katolikë Të tjerë
Meshkuj 1538 23 1561
Femra 1539 2 17 1558
Gjithsej 3077 1 40 3119

Shënim: Statistikat demografike janë nga regjistrimi i vitir 2002, që është regjistrimi i fundit i kryer në Maqedoni [1].

Kultura

Në fshat është e organizuar jeta kulturore dhe sportive nëpërmjet aktiviteteve te klubit futbollistik “Përparimi” dhe SHKA “Valët e Liqeni” janë përfaqësuar nëpër shumë festivale si vende ashtu edhe jashtë duke u nderuar me shumë çmime dhe lëvdata. Në Ladorisht gjithashtu ndodhen rrënjë të trashëgimisë kulturore si “Ura e gurit”(OPALE). Popullata i takon religjionit islam dhe ka dy xhami .

Historia

Për rrënjët e thella në histori të këtij vendbanimi flasin:

  • gjurmët e vendbanimit “Ladorishte” që ndodhet në pjesën lindore të fshatit
  • varrezat e jevgjive
  • bazilika paleokristiane (shekulli V) dhe
  • nekropoli (shekulli VII – VIII)[2]

Galeria

Shih edhe

Referenca

Lidhje të jashtme