Jump to content

Veleshta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Veleshtë
Велешта
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej5.834
Emri i banorëveVeleshtar
{{{postal_code_type}}}
6334

Veleshtë, (maqedonisht: Велешта/Velešta) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.

Etimologjia e emrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbi prejardhjen e emrit të Veleshtës ka shumë hipoteza, por sipas konsultimeve të shumta me historianë, albanologë, shkencëtarë dhe etimologë, ajo është e lidhur para së gjithash me kultivimin e rrushit.

Në historiografinë sllave thuhet se emri i Veleshtës mund të jetë i lidhur dhe me ndonjë pronar të dikurshëm me emrin Velo, por kjo nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk përputhet me realitetin, pasi historianët sllavë, për çdo vendbanim që fillon me shkronjën "V", pa u menduar aspak, i gjejnë emrin vendbanimit. Nëse këto të dhëna të historianëve sllavë i marrim si të sakta, përsëri bien teoritë se origjina e këtyre vendbanimeve është sllave, pasi emra të tillë kanë pasur edhe shqiptarët e krishterë. Në bazë të literaturës dhe burimeve të shkruara historike del se Veleshta ka qenë një vendbanim në rajonin e Ohrit dhe Strugës dhe se aty janë kultivuar rrushi dhe vera e cilësisë së mirë.

Varianti i parë se prejardhja e emrit të fshatit është lidhur me kultivimin e rrushit vjen nga një shtresë intelektualësh.

Veleshta sipas regjistrimit të vitit 2002 ka 8156 banorë, mirëpo në fshat jetojnë jo më pak se 6200 banorë.[1] Një përqindje e madhe nga popullata jetojnë dhe veprojnë në Perëndim. Mirepo ne vitet e sotme Veleshta eshte zgjeruar edhe me teper prandaj ka arritur ne 11.000 banore ku 30% jetojne ne vendet e huaja.

Sipas burimeve gojore, Veleshta, para së gjithash, ka qenë vend bujqësor dhe blegtoral. Lokaliteti i parë i saj ka qenë në pjesët perëndimore të vendbanimit të sotëm, i njohur si lagja e Pilavecit. Sipas rrëfimeve të veleshtarëve të moshuar, brez pas brezi ka mbetur legjenda se Veleshta nuk është më e vjetër se 300 vjet, prejardhja e banorëve është nga Dibra e Maqedonisë.

Si bazë për këta thënie nga ana e veleshtarëve të moshuar janë marrë edhe rrapet, që gjenden në mes të fshatit të sotëm, të cilëve u japin vjetërsi afërsisht prej 250 vjetësh. Si dëshmi merret gjithashtu teqeja e fshatit, e cila është ndërtuar mjaft herët, ndërsa minarja e saj u ndërtua në vitin 1293, sipas kalendarit islamik (hixhrit). Ka një legjendë, që përdoret nga pleqtë veleshtarë, sipas së cilës para 160-170 vjetësh në Veleshtë, në ditën e kryemotit, janë ndarë nga më të pasurit 30 kuleç ose petulla që është traditë edhe sot në ditët e festave fetare. Nga kjo gojëdhënë del se Veleshta para 200 vjetësh paska pasur vetëm 30 shtëpi dhe se banorët e parë të ardhur në Veleshtë kanë qenë familja Ajka dhe Lika, nip e dajë nga Shqipëria.

Duke marrë parasysh se gojëdhëna dhe burimet gojore nuk janë burime të sakta historike bien poshtë këto të thëna të të moshuarve tanë për lashtësinë e Veleshtës, e cila ka një të kaluar shumë më të lashtë historike.[2]


Një ndër kulturat më të rëndësishme ne Veleshtë është edhe vallzimi për këtë ka dhënë mund të madh edhe Shoqeria Kulturore Artistike ``SHPRESA`` Në Veleshtë gjithashtu ka edhe shum kultura tjera si per futboll basketboll voleyboll handboll etj....Klubi futbollistik i Veleshtes eshte K.F ``VELESHTA,,.Në Veleshtë ka edhe dy XHami dhe jane edhe RRAPAT te cilat jane krenari e veleshtes.

Në fshat veprojnë tre parti politike : RDK, PDSH dhe BDI. Këto parti kanë nëndegët e tyre në këtë fshat. Veprimtarinë kryesore në fshat e ka bashkësia lokale.


  1. ^ Regjistrimi Kombëtar i Maqedonisë, 2002 (sipas etnitetit, gjinisë, përkatësisë fetare, dhe gjuhës) Stampa:Mk Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
  2. ^ "Veleshta në Histori" - Zejnulla Qyra

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]