Shumi
Shum
Шум | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 837 |
Emri i banorëve | Shumas |
Shum, (maqedonisht: Шум/Šum) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për prejardhjen e fshatit nuk dihet shum por studjuesit vijnë në përfundim dhe se shpjegimi i etimologjisë së emrit besohet se prejardhja e emrit të këtij fshati lidhet me emrin SUM , i përhapur shum në popullatën shqiptare . Faktikisht me shume per emrin e ketij fshati mund te flasin dhe banoret e ketij fshati.Ky emer vjen ngaqe ne kete fshat ka pasur dhe ka shume Uj.Shum uj,shum uj..... dhe keshtu ka mbet ky emer.Dhe sa i perket prejardhjes se fshatit per here te pare kane zbritur nga fshati Zagracan,dhe banor i pare ka qene Sadik Ajredini,i cili u zhvendos nga fshati Zagracan ne fshatin Shum.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Shum gjended në pjesën jugperëndimore të komunës së Strugës , duke qenë large kësaj qendre rreth 5 kilometra . Fshati ndodhet në një hapsirë të rrafshët . Nuk është i vogël edhe numri i banorëve qe punojnë dhe jetojnë përkohësisht jashtë vendit . Fshati Shum ndodhet në një lartësi mbidetare prej 750 metrash .Fshati ka shkollë fillore , dyqane dhe puntori të vogla .Banorët e fshatit merren kryesisht me bujqësi , por ka edhe banorë që punojnë në qytetin e Strugës
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ka rreth 200 shtëpi dhe mbi 800 banorë të gjithë shqipëtarë.[1]
Tabela e popullsisë (2002)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kombësia | Banorë | % |
---|---|---|
Shqiptarë | 823 | 98.4 % |
Të tjerë | 14 | 1.6 % |
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për sa i përket së kaluarës së këtij fshati , besohet se ai i ka rrënjët e thella në histori dhe kjo dëshmohet me egzistencën në territorin e tij të “ Varreve Analse “ nekropolit nga koha helenike që ndodhet në jugperëndim të këtij vendbanimi , në bregun e djathtë të lumit Shum.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Struga dhe vendbanimet: Belica e Poshtme | Belica e Sipërme | Bixhova | Bogovica | Boroveci | Bezeva | Bërçeva | Burineci | Dobovjani | Dollogozhda | Drasllavica | Drenoku | Ermëzi | Frëngova | Glloboçica | Jabllanica | Kalishti | Koroshishti | Ladorishti | Livadhia | Llabunishti | Llakavica | Llozhani | Llukova | Misleshova | Misllodezhda | Modriçi | Morovishti | Morunishti | Nerezi | Novosella | Oktisi | Podgorca | Pohumi | Preskopshtina | Prisovjani | Rodohozhda | Shumi | Tateshi i Epërm | Tateshi i Poshtëm | Teferiqi | Toska | Veleshta | Vishnja | Vranishti | Zagraçani | Zbazhdi | Zhepini
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |