Frëngova
Frëngovë
Франгово | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.739 |
Emri i banorëve | Frëngovar |
Frëngovë, (maqedonisht: Франгово/Frangovo) është fshat në komunën e Strugës, Maqedoni.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Frëngova gjendet në pjesën jugperëndimore të Strugës. Territori i këtij vendbanimi ngrihet deri në malin Jabllanicë në kufi me Shqipërinë. Fshati është kodrinor, me një lartësi mbidetare prej 810 metra. Fshati ka shkollë fillore, një xhami, disa punëtori të vogla dhe shitore.
Nga qyteti i Strugës është larg 6 kilometra. Territori është pyjor me pak fushë bujqësore, për këtë arsye një pjesë e banorëve të këtij lokaliteti merren me pylltari, bujqësi dhe blegtori, një pjesë e banorëve punojnë në punë të ndryshme në qytetin e Strugës. Nuk është i vogël numri i banorëve që punojnë dhe jetojnë përkohësisht jasht vendit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Frëngovë ka 800 shtëpi dhe numëron 1739 banorë sipas vitit 2002,prej tyre 1734 Shqiptarë apo 99.7 %.[1] Fshati ka shkollën fillore ku mësimin janë duke e ndjekur 300 nxënës.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Frëngovarët në përgjithësi merren me punë të ndryshme: me përpunimin e drurit apo zdrukthtari, me bujqësi e blegtori, si dhe një pjesë e madhe punojnë përkohesisht në perëndim. Duke mos e pasur largë qytetin më të afërt, Strugën, reth 4 kilometra, shumë fshatarë punojnë në lokale private apo punë shtetërore në këtë qytet.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjuha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët e këtij Fshati flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe (dialektin toskë) ngjajshëm si banorët e fshatit Ladorisht, Zagraçan etj.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i këtij lokaliteti lidhet me emrin Frang që ka lidhje me emrin etnik frëng. Ky emër ka përhapje të gjërë në fjalorin antropnimik shqiptar, ku e ndeshim edhe si mbiemër të familjeve. Për gjurmët e hershme të këtij lokaliteti flasin toponimet dhe trashigimia kulturore e tij “ Kisha e Kadriut është kishë mesjetare , “ Tronja , Firishte e tj .
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Struga dhe vendbanimet: Belica e Poshtme | Belica e Sipërme | Bixhova | Bogovica | Boroveci | Bezeva | Bërçeva | Burineci | Dobovjani | Dollogozhda | Drasllavica | Drenoku | Ermëzi | Frëngova | Glloboçica | Jabllanica | Kalishti | Koroshishti | Ladorishti | Livadhia | Llabunishti | Llakavica | Llozhani | Llukova | Misleshova | Misllodezhda | Modriçi | Morovishti | Morunishti | Nerezi | Novosella | Oktisi | Podgorca | Pohumi | Preskopshtina | Prisovjani | Rodohozhda | Shumi | Tateshi i Epërm | Tateshi i Poshtëm | Teferiqi | Toska | Veleshta | Vishnja | Vranishti | Zagraçani | Zbazhdi | Zhepini
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |