Jump to content

Metalurgjia në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Metalurgjia e Kosovës karakterizohet me orientimin e bazuar në përpunimin e xeheve të metaleve me ngjyrë (Pb, Zn, Ag, Cd, Au) dhe ferronikelit (Fe-Ni) dhe zhvillimi i kapaciteteve të caktuara në industrinë metalpërpunuese.

Metalurgjia në Kosovë së bashku me shumë degë industriale (industria ushqimore, energjetika dhe telekomunikacioni etj.) është veprimtari njerëzore e interesit të veçantë për zhvillimin e vendit. Metalurgjia është e veçantë sepse produktet e fituara dhe shërbimet nuk kanë rëndësi vetëm si produkte tregu, por janë të domosdoshme për funksionalitetin ekonomik dhe standardin jetësor.

Këto kapacitete që nga fillimi i punës së tyre janë ndërtuar sipas kritereve të shteteve koloniale që ishin të pranishme në këto troje. Ky kriter ishte jashtë ligjshmërive të tregut dhe ka krijuar kundërthënie të mëdha në vetë strukturën e saj. Kur kësaj i shtohet edhe shkatërrimi këtyre objekteve nga administrimi i dhunshëm dhe lufta, atëherë mund të pohojmë se metalurgjia e Kosovës ndodhet në një gjendje shumë të rëndë. Punimi konsiston në kontributin për krijimin e koncepteve të qarta për një zhvillim të qëndrueshëm të metalurgjisë në Kosovë. Në pjesën e parë paraqitet gjendja në të cilën ndodhen objektet metalurgjike, pjesa e dytë përfshin mundësitë për aktivizimin e objekteve ekzistuese dhe pjesa e tretë e punimit ka të bëjë me orientimin zhvillimor dhe përshtatjen strukturore të metalurgjisë në drejtimin në të cilin përvojat e vendeve të zhvilluara tregojnë se duhet shkuar.

Kosova është trevë relativisht e pasur me xehe të metaleve, jometaleve dhe bazës energjetike. Mbi këtë bazë të resurseve edhe është bazuar ndërtimi i kapaciteteve metalurgjike në Kosovë. Bazuar në strukturën ekzistuese të resurseve natyrore minerare, potencialin kuadror dhe shkencor të kësaj dege industriale, metalurgjia e Kosovës mund të bëhet një faktor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik edhe pse gjendja e tanishme e saj nuk mundëson perspektivën dhe zhvillimin e pritshëm, të kësaj veprimtarie pa një qasje gjithëpërfshirëse dhe dinamike.

Metalurgjia me ngjyra dhe e zezë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne minierat e njohura te Kosovës në vitin 1988 u nxorën 1.3 milion ton xehe plumbi e zinku. Prej kësaj sasie te xeheve u prodhuan 83 000 ton te rafinuar, 48.5 000 ton zink elektrolit, 95 ton argjend, 45 000 ton koncentrat plumbi, 42 ton koncentrat zinku dhe 119 000 ton koncentrat piriti.

Me mbylljen e minierës së Stantërgut dhe minierave te tjera pas largimit te punëtorëve shqiptarë, shkritorja e Zveçanit punoi edhe disa vite me kapacitet te zvogëluar nga koncentratet e importuara.

Prej kohës se luftës dhe pas saj, kjo industri pothuajse ka pushuar dhe per aktivizimin e saj duhej mjete financiare dhe te zgjidhen disa probleme te tjera .Ne kohet me te reja ka përpjekje te vogla per t'i aktivizuar minierat. Me qellim te përpunimit te mëtutjeshem te plumbit e zinkut ne Mitrovice u ndërtua fabrika e akumulatorëve per automjete, ne Peje fabrika e baterive industriale, ne Gjilan fabrika e e baterive nikel-kadmium etj.

Ne Kosove metalurgjia e zeze ishte e prezantuar me fabrikën e tubave te salduara ne Ferizaj. Duke u bazuar ne xehet e nikelit ne vitin 1984 filloi prodhimin kombinati modern i Ferronikelit ne Drenas. [1]

  • Rizaj, M., Metalurgjia e Kosovës dhe mundësitë për riaktivizimin e saj, Konferenca: shtator 1999, Riinvest, Prishtinë, 1999.
  • Strategjia e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimi i NVM në Kosovë, Konferenca: 3-4 Korrik 1998, Riinvest, Prishtinë, 1998.
  • Përmbledhje e të dhënave nga industria e Kosovës, Riinvest, Prishtinë, 2001.
  • Hadžibulić, M., Rasprave o nauci, Prishtina, 1987.
  1. ^ Asllan Pushka, Nevzad Krasniqi: Gjeografia 12, Prishtinë