Metoda Montesori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Michelle Obama në një shkollë bilinguale ku punohet me Metodën Montessori

Metoda Montesori është një mënyrë optimale e punës edukative dhe arsimore me fëmijët që nga lindja e deri në moshën 24 vjeçare. Ajo zbatohet në çerdhe, kopshte, shkolla fillore dhe të mesme në mbarë botën. Bazohet në potencialet natyrore të një fëmije për zhvillim, motivim të brendshëm, mësim aktiv, lidhjen e ideve dhe përvetësimin e njohurive funksionale. Themeluese e metodës është Maria Montesori (1870-1952), pedagoge italiane e cila gjithë jetën e saj ia kushtoi studimit të zhvillimit të fëmijëve.

Maria Montesori ishte gruaja e parë në Itali që kishte përfunduar studimet e saj në mjekësi për t'u përqëndruar më vonë në çështjet e edukimit dhe arsimit të fëmijëve. Shtëpia e parë e fëmijëve nën drejtimin e saj u hap në vitin 1907 në lagjen e varfër San Lorenzo të Romës. Duke i vëzhguar fëmijët, ajo përcaktoi ligjet themelore të zhvillimit në bazë të së cilës zhvilloi metodën shkencore të arsimit dhe edukimit të njohur si Metoda Montesori. Kjo shkollë e frymëzoi atë për veprën dhe kontributin e saj jetësor - reformën e arsimit.

Kjo metodë niset nga nevojat e një fëmije të vogël. Ajo e kupton edukimin si liri e një fëmije i cili mund të zhvillojë fuqinë e tij krijuese. Përshtatë ritmin me aftësitë e fëmijëve pa orë me zile, llojin e takimeve edukative dhe pa ndëshkime. Ajo u jep fëmijëve liri në një hapësirë ​​dhe kohë të përshtatshme, kështu që është e pasur edhe me aktivitete. [1] [2] [3] [4]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

 Commons: Metoda Montesori – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Introduction to Montessori Method". American Montessori Society. 
  2. ^ "What are phonograms and how they are taught to children". The Montessorian wordpress. Marrë më 26 March 2014. 
  3. ^ "The Montessori Infant-Toddler Program". North American Montessori Teachers Association. Marrë më 2011-04-25. 
  4. ^ "The Montessori Preschool Program". North American Montessori Teachers Association. Marrë më 2011-04-25.