Jump to content

Michelle Obama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Michelle Robinson Obama
Zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Në detyrë
21 janar 2009 – 20 janar 2017
Paraprirë ngaLaura Bush
Pasuar ngaMelania Trump
Të dhëna vetjake
U lind më17 janar, 1964
Chicago, Illinois, SH.B.A
NënshtetësiaAmerikane
Partia politikeDemokratike
Bashkjetuesja/etBarack Obama
FëmijëtSasha dhe Malia
Nënshkrimi

Michelle LaVaughn Robinson Obama u lind me 17 janar 1964Chicago,Illinois, është avokate amerikane dhe bashkortja e Presidentit të 44 Sh.B.A-ve si edhe dhe zonja e parë e Shtetit Amerikan që i përket komunitetit Afro-amerikan.

Edukimi dhe Familja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Michelle mbaroi studimet në Universitetin Princeton dhe më pas në Harvard. Fillimet e saj në karrierë i pati si këshilluese ligjore pranë firmës “Sidley Austin” ku dhe u njoh me Barack-un. Më pas punoi si ndihmës-dekane në Universitetin e Chicago-s.

U martua me Barack-un në vitin 1992 dhe kanë dy vajza së bashku.

Zonja e Parë 2008-

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Michelle gjate nje udhetimi ne Indi

Ajo shoqëroi bashkëshortin e saj gjatë gjithë fushatës së tij të parë Presidenciale në vitin 2008. Gjatë fushatës së tij, Michelle filloi të shihej si një nga figurat më me ndikim në Partinë Demokratike, kryesisht fjalë fjalimeve të mbajtura gjatë konventave kombëtare, i fundit ai i Philadelphias në vitin 2016, ku shprehu hapur dhe mbështetjen për Hillary Clinton për postin e presidentes.

Si zonjë e parë ajo ndërmori fushata të shumta për mbrojten e të drejtave të fëmijëve, për shëndetin e tyre, zhdukjen e varfërisë, për të drejtat e komunitetit afro-amerikan dhe njohjen e kulturës së tyre si dhe u fokusua kryesisht te të drejtat e grave kryesisht në vendet e botës së tretë.

Ajo u kthye në një ikonë mode dhe shembull për të gjitha gratë Amerikane.