Metri katror
Metri katror është njësia e prejardhur e sipërfaqes në SI me simbolin m2. Është përkufizuar si sipërfaqja e një katrori, brinjët e të cilit janë saktësisht 1 m. Metri katror derivohet nga njësia e metrit në SI i cili vetë perkufizohet si gjatësia e rrugës së përshkuar nga drita në vakumin absolut gjatë një intervali kohor të 1\299,792,458 pjesë të sekondes. Shtimi dhe zbritja e prefiksave të SI-së krijon shumëfishat dhe nënfishat por meqë njësia është në katror, madhësia e diferencës ndërmjet njësive dyfishohet në lidhje me njësite lineare. Për shembull, një kilometer është 1000 (një mijë) here gjatësia e një metri por një kilometer katror është 1000000 (një milion) herë sipërfaqja e nje metri.Pra,m2 100 * 100
.
Prefiksat që i aplikohen metrit katror në SI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumëzimi | Emri | Simboli | Shumëzimi | Emri | Simboli | |
---|---|---|---|---|---|---|
100 | metër katror | m2 | 100 | metër katror | m2 | |
102 | dekametër katror | dam2 | 10–2 | decimetër katror | dm2 | |
104 | hektometër katror | hm2 | 10–4 | centimetër katror | cm2 | |
106 | kilometër katror | km2 | 10–6 | milimetër katror | mm2 | |
1012 | megametër katror | Mm2 | 10–12 | mikrometër katror | µm2 | |
1018 | gigametër katror | Gm2 | 10–18 | nanometër katror | nm2 | |
1024 | terrametër katror | Tm2 | 10–24 | pikometër katror | pm2 | |
1030 | petametër katror | Pm2 | 10–30 | femtometër katror | fm2 | |
1036 | eksametër katror | Em2 | 10–36 | atometër katror | am2 | |
1042 | zetametër katror | Zm2 | 10–42 | zeptometër katror | zm2 | |
1048 | jotametër katror | Ym2 | 10–48 | joktometër katror | ym2 |
Konvertimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një metër katror është i barabartë me:
- 0.000 001 kilometra katrorë (km2)
- 10,000 centimetra katrorë (cm2)
- 0.000 1 hektarë (ha)
- 0.000 247 105 381 akra
- 1.195 990 jarde katrorë
- 10.763 911 kembë katrorë
- 1,550.003 1 inc katrorë