Sistemi Ndërkombëtar i Njësive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga SI)

Sistemi Ndërkombëtar i Njësive, SI është forma bashkëkohore e sistemit metrik dhe është sistemi i njësive me shtrirjen më të madhe në botë, i përdorur edhe në tregti edhe në shkencë. Ai përbëhet nga një sistem koherent i njësive të madhësive të ndërtuara në shtatë baza. Ai përkufizon 22 njësi të emëruara, dhe përfshin shumë njësi të tjera të rrjedhura. Sistemi po ashtu përmban edhe 22 parashtesa.

Sistemi u publikua në vitin 1960 si rezultat i një iniciative që filloi në vitin 1948. Ai bazohet në sistemin e njësive metër-kilogram-sekond (MKS) më shumë se çdo variant tjetër i sistemit centimetër-gram-sekond (CGS).

Njësitë dhe prapashtesat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi SI përbëhet nga një grup i njësive bazë, një grup i njësive të nxjerra me emra të veçantë, dhe një grup i koeficientëve të bazës dhjetore që përdoren si parashtesa. Tërmi Njësi SI përfshin tri kategori, por termi njësi koherente SI përfshin vetëm njësitë bazë dhe njësitë e nxjerra koherente.[1]

Njësitë bazë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njësitë bazë të sistemit SI janë blloqet ndërtuese të sistemit dhe të gjitha njësitë e nxjerra nga to. Kur Maksuelli paraqiti konceptin e sistemit koherent, ai identifikoi tri madhësi që do të përdoreshin si bazë: masa, gjatësia dhe koha. Giorgi më vonë paraqiti nevojën për një njësi bazë elektrike. Teorikisht cilado e rrymës elektrike, potencialit elektrik, rezistencës elektrike, ngarkesës elektrike. Kështu, u zgjodh njësia e rrymës elektrike. Tri njësitë e tjera bazë të sistemit (për temperaturë, substancë dhe intensitet të dritës) u shtuan më vonë.[2][3][4]

Madhësia simboli Njësia simboli përkufizimi
Gjatësia metri m Një metër është rruga që kalonë rrezja e dritës në vakum brenda (1/299 792 458) sekondash.
Masa grami g Masa prej një kg është madhësia e cilindrit që ruhet si prototip i kilogramit në Qendrën Internacionale të Sistemit SI në Paris.
Koha sekonda s Është intervali i vibrimit te elementit kimik Caesium Cs me numer atomik 55, e shprehur ne Sekonda dhe qe njihet si "Ora Atomike" (DPM)
Intensiteti i rrymës elektrike amperi A 1 Amperi është sasia e rrymës elektrike, që kalon ndërmjet dy përçuesve paralel me gjatësi të pakufizuar në distancë prej një metri që gjenden në vakum,dhe qe jep një force prej 2x10-7 new për Çdo meter gjatesi ndërmjet ketyre dy percuesve.
Temperatura kelvini K Një kelvin është 273,16 pjesë e temperaturës termodinamike të pikës së ngrirejs së ujit.
Sasia e materies moli mol Një mol është numri i elementeve që e përbëjnë një substancë, që i përgjegjet numrit të atomeve në 0,012 karbon të pastër12C.
Intesiteti i dritës kandela cd Një kandelë është intensiteti i dritës një drejtim të caktuar, që një burim i cili prodhon rrezet me frekuencë 540 · 1012 herc, dhe inteziteti i tyre në këtë drejtim është 1/683 W për steradian.

Njësitë e nxjerra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njësitë e nxjerra të sistemit SI janë formuar nga fuqizimi, prodhimi ose herësi i njësive themelore dhe një të palimituara në numër.[1][2] Njësitë e nxjerra janë të lidhura me madhësi të nxjerra, për shembull shpejtësia është madhësi që rrjedh nga madhësitë themelore të kohës dhe gjatësisë, kështu në sistemin SI njësia e nxjerr është metër për sekond (simboli m/s). Dimensionet e njësive të nxjerra mund të shprehen në terma të dimensioneve të njësive themelore.

Për hirë të komoditetit, disa njësi kanë emrat e vet.[5]

Njësitë e nxjerra të sistemit SI[2]
Emri Simboli Madhësia Shprehur në
terma të
njësive të tjera SI
Shprehur në
terma të
njësive themelore SI
radiani rad këndi m⋅m−1
steradiani sr këndi hapësinor m2⋅m−2
hertz Hz frekuenca s−1
njutoni N forca, pesha kg⋅m⋅s−2
paskali Pa shtypja N/m2 kg⋅m−1⋅s−2
xhauli J energjia, puna, nxehtësia,Momenti N⋅m kg⋅m2⋅s−2
vati W fuqia J/s kg⋅m2⋅s−3
kuloni C ngarkesa elektrike ose sasia e elektricitetit s⋅A
volti V tensioni, forca elektromotore W/A kg⋅m2⋅s−3⋅A−1
farad F kapaciteti elektrik C/V kg−1⋅m−2⋅s4⋅A2
ohm Ω rezistenca elektrike, impedanca elektrike, reaktanca V/A kg⋅m2⋅s−3⋅A−2
siemensi S konduktanca elektrike A/V kg−1⋅m−2⋅s3⋅A2
weberi Wb fluksi magnetik V⋅s kg⋅m2⋅s−2⋅A−1
tesla T densiteti i fushës magnetike Wb/m2 kg⋅s−2⋅A−1
henri H induktanca Wb/A kg⋅m2⋅s−2⋅A−2
shkalla Celsius °C temperatura relative në 273.15 K K
lumeni lm fluksi i dritës cd⋅sr cd
lux lx illuminance lm/m2 m−2⋅cd
becquerel Bq radioaktiviteti s−1
gray Gy doza e absorbuar J/kg m2⋅s−2
sievert Sv doza ekuivalente J/kg m2⋅s−2
katal kat aktiviteti i katalizës s−1⋅mol

Parashtesat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parashtesat janë shtuar në emrat e njësisë për të prodhuar shumëfishin ose nënfishin e njësive origjinale. Të gjithë ata janë fuqi me bazën 10. Për shembull, kilo- shënon njëmijë dhe mili- shënon një të njëmijtën, kështu që janë një mijë milimetra në metër dhe një mijë metra në kilometër. Parashtesat nuk kombinohet asnjëherë, për shembull një e milionta e një metri është mikrometri dhe jo një milimilimetër. Shumëfishat për kilogramin janë shënuar duke marrë për bazë gramin, kështu që një e milionta e një kilogrami është miligrami, njo mikrokilogrami.[1][6]

Parashtesat e Sistemit Ndërkombëtar të Njësive
10n Prefiksi Simboli Emri Ekuivalenti decimal
1024 jota Y kuadrilion 1 000 000 000 000 000 000 000 000
1021 zeta Z triliard 1 000 000 000 000 000 000 000
1018 eksa E trilion 1 000 000 000 000 000 000
1015 peta P billiard 1 000 000 000 000 000
1012 tera T bilion 1 000 000 000 000
109 giga G miljard 1 000 000 000
106 mega M milion 1 000 000
103 kilo k mijë 1 000
102 hekto h qindë 100
101 deka da dhjetë 10
10−1 deci d e dhjeta 0,1
10−2 cento c e qinta 0,01
10−3 mili m e mijta 0,001
10−6 mikro µ e milionta 0,000 001
10−9 nano n e miliardta 0,000 000 001
10−12 piko p e bilionta 0,000 000 000 001
10−15 femto f e biliardta 0,000 000 000 000 001
10−18 ato a e trilionta 0,000 000 000 000 000 001
10−21 septo z e triliardta 0,000 000 000 000 000 000 001
10−24 jokto y e kuadrilionta 0,000 000 000 000 000 000 000 001
redaktoni kutinë

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c International Bureau of Weights and Measures (2006), The International System of Units (SI) (8th ed.), ISBN 92-822-2213-6
  2. ^ a b c Thompson, Ambler; Taylor, Barry N. (2008). The International System of Units (SI) (Special publication 330) (PDF). Gaithersburg, MD: National Institute of Standards and Technology. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 dhjetor 2018. Marrë më 18 qershor 2008. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Quantities Units and Symbols in Physical Chemistry, IUPAC
  4. ^ Page, Chester H; Vigoureux, Paul, red. (20 maj 1975). The International Bureau of Weights and Measures 1875–1975: NBS Special Publication 420. Washington, D.C.: National Bureau of Standards. fq. 238–244. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Professor Everett, red. (1874). "First Report of the Committee for the Selection and Nomenclature of Dynamical and Electrical Units". Report on the Forty-third Meeting of the British Association for the Advancement of Science held at Bradford in September 1873. British Association for the Advancement of Science: 222–225. Marrë më 28 gusht 2013. Special names, if short and suitable, would ... be better than the provisional designation 'C.G.S. unit of ...'. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Thompson, Ambler; Taylor, Barry N. (2008). Guide for the Use of the International System of Units (SI) (Special publication 811) (PDF). Gaithersburg, MD: National Institute of Standards and Technology. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)