Metrika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Pa referenca, Pa kategori, Pa lidhje interwiki --Liridon 16 Mars 2011 16:19 (CET)


Metrika është degë e letërsisë që merret me studimin e vargut, që nga lindja e tij në lashtsinë antike deri në ditët tona. Fjala Metrik rrjedh nga fjala greke "Metros"- masë. Luigj Gurakuqi e quante - vargnim. Veprat letrare në prozë shtrihen mbi tërë sipërfaqen e letrës. Gjuha letrare e prozës është e afërt me gjuhën e komunikimit të përditshëm, kurse gjuha letrare e poezisë si formë, shtrihet vetëm në një pjesë të faqes dhe fjalitë shpesh thyhen përgjysmë, ndodh që mesi i fjalisë të kalojë një varg të ri. Elementet kryesore në të cilat ndërtohet një vepër letrare në vargje janë: ritmi, rima, theksi dhe rrokja.

Në poezinë shqipe dallojmë tri llojë vargjesh: Vargjet popullore, Vargjet e huazuara dhe Vargjet e krijuara.

Bazë themelore e tërë sistemit metrik grek, ka qenë gjatësia dhe shkurtësia e shqiptimit në kohën të rrokjeve, të gjata dhe të shkurta. Rrokja e gjatë kishte vlerën e dy rrokjeve të shkurta dhe quhej arsi, e shënohej me një vizë ,-, kurse rrokjet e shkurtra quheshin mora dhe shënoheshin me një hark. Në poezinë antike greke ishte këmba, e cila përbëhej prej tri rrokjeve. Gjatësia e vargut numërohej me këmbë. P.sh vargu 2-këmbësh, 3-këmbësh etj, kurse sot kemi 4-rrokësh, 5-rrokësh, 6-rrokësh etj. Veprat Iliada dhe Odisea të Homerit janë shkruar me vargun 6-këmbësh, kurse sipas sistemit të metrikes së sotme ky del si 18- rrokësh. (Një këmbë kishte 3 rrokje, 6 këmbë kanë 18 rrokje)